Mirëqenie

July 12, 2019 | 11:19

Çaji me ananas dhe kanellë për djegien e dhjamit të barkut dhe belit

Humbja e peshës është një nga qëllimet kryesore të miliona njerëzve në mbarë botën: një qëllim që nuk është gjithmonë i lehtë për t’u arritur për shkak të stresit, mungesës së kohës së lirë dhe zakoneve të këqija të të ngrënit.

Për të humbur peshë, vullneti dhe këmbëngulja janë të nevojshme: së pari duhet të ndryshojmë mënyrën e jetesës, të adoptojmë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe të ushtrojmë rregullisht aktivitet fizik.

Më poshtë sugjerojmë recetën për një pije që, nëse kombinohet me një mënyrë jetese të shëndetshme, na ndihmon të promovojmë djegien e yndyrës. Është një çaj bimor me çaj jeshil, ananas dhe kanellë, tretës, diuretik dhe termogjenik.

Merrni 250 ml ujë dhe një lugë kanelle dhe vendoseni të vlojë për rreth 3 minuta. Hiqeni nga sobë dhe shtoni një qese të çajit jeshil dhe lëreni të pushojë për 7-8 minuta. Pas kohës së caktuar, shtoni lëngun e një fete ananas dhe lëngun e një limoni. Ëmbëlsojeni me një lugë çaji mjaltë dhe piheni menjëherë.

Pini një në mëngjes esëll, dhe një tjetër në pasdite. Është një pije e shkëlqyer për t’u kombinuar me një dietë dobësuese.

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top