Mirëqenie

February 26, 2019 | 11:59

Çaji me gjethe dafine, kura më e mirë për të zgjidhur problemet me tretjen

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Ato ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine, mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve. Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë derisa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe piheni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin. Ata që vuajnë nga problemet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tri gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe piheni për 4 javë.

Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga problemet me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për t’u çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat.

Nëse vuani nga teshtimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe piheni lëngun. Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekulli. Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun piheni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë edhe formimin e gurëve.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top