Xhenxhefili dhe shafrani janë super ushqime të cilat janë përdorur për mijëra vjet për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore që sjellin. Ata janë metoda me e mirë natyrale për ta mbushur trupin me energji, për të luftuar inflamacionin, për të përmirësuar cilësinë e gjumit, për t’u relaksuar, për të lehtësuar dhimbjet dhe për të përmirësuar shëndetin në shumë mënyra.
Këto janë disa prej të mirave shëndetësore të xhenxhefilit:
- Forcon sistemin imunitar
- Ndihmon sistemin e tretjes
- Lehtëson dhimbjet e muskujve
- Trajton marramendjen
- Përmirëson aftësitë njohëse
- Ju relakson
- Zvogëlon inflamacionin
- Zvogëlon kolesterolin
Nga ana tjetër, këto janë të mirat shëndetësore të shafranit:
- Ndihmon personat me ankth dhe depresion
- Lehtëson dhimbjet
- Ndihmon me lodhjen
- Ndihmon sistemin e tretjes
- Mbron shëndetin e zemrës
- Zvogëlon stresin
- Përmirëson gjumin
- Trajton inflamacionin
- Rregullon nivelet e sheqerit në gjak
Ekspertët thonë se mund të përgatitni një çaj me këta dy përbërës (shafran dhe xhenxhefil), i cili ju furnizon me vlera të shumta ushqyese. Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i këtij çaji ndihmon në luftimin e lodhjes, përshpejton metabolizmin, zvogëlon dhimbjet, etj.
Përbërësit e çajit me xhenxhefil dhe shafran:
- 1 lugë çaji shafran
- 1 copë të vogël xhenxhefil të freskët
- 1 lugë çaji mjaltë
- 2 gota qumësht kokosi
- ½ luge çaji kanellë
- Pak piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit dhe nxeheni çajin për 5 minuta, pastaj pijeni në mëngjes esëll. Ju gjithashtu mund ta pini edhe gjatë ditës.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.