Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga problemet më të zakonshme kardiovaskulare. Shkaktohet kur ka diçka në arteriet (zakonisht kolesterol) që pengon qarkullimin e duhur të gjakut, duke shkaktuar kështu një rritje të presionit.
Ndër pasojat e para të presionit të lartë të gjakut duhet të përmendim arteriosklerozën, që është forcimi i mureve arteriale për shkak të presionit të fortë të cilit i nënshtrohen. Kjo gjendje mund të shkaktojë probleme më serioze, madje edhe vdekjeprurëse.
Më poshtë ju sugjerojmë recetën e një çaji bimor që ndihmon në rregullimin e presionit, falë vetive të tij hipotizive dhe diuretike. Për të përgatitur çajin bimor, përdorni shegë, hala pishe dhe lëvozhgën e qepës.
Lëvozhga e qepës ka veti antibakteriale dhe antivirale, stimulon qarkullimin dhe rrit mbrojtjen. Halat e pishave janë të pasura me antioksidantë, kanë veti antibiotike, dekongestante dhe anti-inflamatore. Shega është gjithashtu e pasur me antioksidantë, ndihmon në pastrimin e arterieve dhe përmirësimin e qarkullimit.
Vendosni për të zier një litër ujë, pastaj shtoni një grusht hala pishe të larë mirë dhe lëvozhgën e një qepe organike. Vlojini në zjarr të ulët për 5 minuta, pastaj lëreni të pushojë për 15 të tjera. Filtroni çajin bimor dhe shtoni 3 ose 4 lugë shegë. Lëreni të ftohet dhe përziejeni derisa të merrni një pije me një konsistencë homogjene. Piheni gjatë gjithë ditës.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.