Mirëqenie

January 7, 2019 | 9:25

Çaji që duhet të konsumojnë personat që vuajnë nga tensioni i lartë

Çaji i vetëm që mund të ulë dhe të mbajë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut është Hibiscus. Shkencëtarët kanë zbuluar se lulet Hibiscus, të cilat përdoren gjerësisht në mjekësinë tradicionale mund të përdoren për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë.

Tension i lartë i gjakut (hipertensioni) është njohur si vrasësi i heshtur për dy arsye: shumica e njerëzve nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje dhe presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë jo vetëm dëmtimin e arterieve të zemrës, por edhe dështimin e veshkave dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Një në tre të rritur janë me tension, por jo të gjithë mjekohen pasi vetëm 47% e këtyre njerëzve kanë hipertension e tyre nën kontroll.

”American Heart Association” thotë se tensioni i gjakut ndryshon çdo 5 vite për shkak të ndryshimit të ritmit dhe rrahjeve të zemrës në një minutë dhe konsumi i çajit për një kohë të gjatë mund të përmirësojë tensionin duke ndihmuar në relaksimin e enëve të gjakut.

Përbërësit aktivë të gjendur tek bimët e ndryshme relaksojnë dhe zgjerojnë enët e gjakut, duke krijuar më shumë hapësirë për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Kjo do të thotë qarkullim më të mirë të gjakut dhe tension më i ulët i gjakut.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top