Mirëqenie

October 16, 2017 | 10:31

Çaji që eliminon sekrecionet në mushkëri, pastron rrugët respiratore dhe kuron astmën

Mund të na ndodhë të gjithëve të vuajmë nga bllokimet e hundës, ftohjet dhe alergjitë, të gjitha faktorë që shpesh çojnë në akumulimin e sekrecioneve, të cilat më vonë rezultojnë me probleme në frymëmarrje. Më poshtë sugjerojmë këshilla për lehtësimin e këtyre simptomave.

bima

Bima e lëpushkës është përdorur me shekuj në mjekësinë natyrore për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore, veçanërisht në sistemin e frymëmarrjes. Ajo është një “fabrikë” e shkëlqyer kundër rrufës, sekrecioneve dhe ftohjes.

Bimësia është e pasur me saponina, përbërje që ka një fuqi natyrale ekspektorante dhe ndihmon në eliminimin e mukusit dhe kataraktit në traktin e mushkërive. Këto përfitime e bëjnë lëpushkën një bekim të vërtetë për ata që janë të mbingarkuar me sekrecione, astmë dhe alergji. Përveç kësaj, bima ka veti të shkëlqyera antibakteriale.

Për përgatitjen e saj nevojitet:

350 ml ujë,

2 lugë gjelle nga gjethet e bimës,

1 lugë gjelle mente e thatë

dhe 2 lugë gjelle mjaltë.

Pas uji ka valuar, shtojini gjethet e bimës dhe mente. Zhvendoseni nga furnela dhe prisni rreth 15 minuta para se ta filtroni. Pastaj shtojini mjaltin.

Kjo është një kurë e shkëlqyer për trajtimin e sekrecioneve, astmën dhe alergjive, si dhe të disa sëmundjeve të tjera që lidhen me rrugët e frymëmarrjes.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: rimediprodottinaturali

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top