Mirëqenie

January 15, 2020 | 8:26

Çaji termogjenik me shafran dhe kanellë që shpejton metabolizmin dhe djeg yndyrën

Çajrat natyralë bimorë janë aleatë të shkëlqyeshëm të shëndetit tonë. Të pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese, ato na ndihmojnë të forcojmë imunitetin, të lehtësojmë inflamacionin dhe, në disa raste të humbasim më shumë peshë.

Ky është rasti i çajit bimor me kanellë dhe shafran Indie, pija që parandalon formimin dhe akumulimin e yndyrës falë polifenoleve, të cilat kontribuojnë në metabolizmin e vetë yndyrës. Çaji bimor me kanellë dhe shafran ka një efekt termogjen, dhe për këtë arsye është i aftë të rrisë temperaturën e trupit, duke nxitur djegien e yndyrës. Është gjithashtu shumë efektiv në përshpejtimin e metabolizmit.

Përbërësit e çajit bimor: një majë kanelle, lëngu i gjysmë limoni, gjysmë lugë mjaltë organik, gjysmë lugë çaji shafran Indie dhe 250 ml ujë të nxehtë.

Përgatitja: Vendosni ujin për të zier, pastaj shtoni të gjithë përbërësit përveç lëngut të limonit. Lëreni të ziejë për 7-8 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit dhe pijeni ndërkohë që është akoma i nxehtë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top