Një filxhan çaj zgjidh çdo gjë – ju bën të dukeni më të rinj. Një filxhan çaj na ndihmon në lehtësimin e stresit, në rritjen e nivelit të energjisë, lehtësimin e simptomave të alergjisë…përfitimet e raportuara shëndetësore të çajit janë të pafundme! Ja disa prej çajrave më të mirë që luftojnë  plakjen.

1

1.Çaj i bardhë

Radikalet e lira që shkaktohen nga ekspozimi i gjatë në diell, stresi dhe ushqimi i keq mund të dëmtojnë lëkurën dhe të shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Çaji i bardhë mbron lëkurën dhe ndihmon të parandalohet dëmtimi. Pirja e çajit të bardhë nxit lëkurën e shëndetshme dhe me shkëlqim.

2.Çaji jeshil

Antioksidantët e pranishme në çajin jeshil veprojnë kundër radikaleve të lira, duke luftuar plakjen e qelizave dhe duke kryer funksione antidegjenerative dhe antikancerogjene. Vetitë antioksiduese të çajit jeshil vijnë falë katekinës, substanca që përbën nga 20 deri në 40 të peshës së thatë. Antioksidantët mbrojnë arteriet dhe indet, duke ngadalësuar plakjen.

3.Çaj i kuq

Çaji i kuq bëhet nga bima rooibos e cila rritet në Afrikë, ndërsa emri i tij do të thotë shkurre e kuqe. Ai është shumë i shijshëm, i pasur me antioksidantë. I njohur për vetitë e tij  anti-plakje, çaji i kuq është përdorur në produkte të shumta kozmetike.