Mirëqenie

November 23, 2019 | 8:22

Calme Beauty Med Clinic / Shijo qetësinë, fito energji!

Një oaz paqeje mund të mjaftojë për të rigjetur qetësinë, emocione te reja, adrenalinën. Pa dyshim që kjo rilindje shkon për shtat, falë trajtimeve estetike dhe relaksuese që ofrojnë qendrat e trajtimeve estetike. Çdokush pas disa shërbimeve terapeutike do e gjejë veten më të ri, plot energji dhe të motivuar për të vijuar një ditë të re.

Jemi në Calme Beauty Med Clinic dhe çfarë përshkruam më lart mishërohet më së miri në këtë qendër, sepse në Calme Beauty Med Clinic ka një hapësirë specifike ideale, kushtuar shërbimeve si: Trajtim Fytyre, Masazh, Trajtim Trupi, Parukeri, Depilim.

Ja çfarë nuk duhet t’i mungojë mirëqenies suaj:

  • Depilimi me laser DIODE 808 nm, i sigurtë, i efektshëm, një teknologji e re për mënjanimin e përhershëm të qimeve në të gjithë trupin.
  • LIPOLASER 3X3 ACTION, vetëm në 10 seanca, më pak peshë, më pak cm, më shumë elasticitet dhe tonifikim. Përmirëson elasticitetin e lëkurës, përmirëson gjendjen e celulitit, lufton obezitetin, si edhe e bën lëkurën më të re, pa dhimbje.
  • Doktori italian i specializuar në fushën e kirurgjisë plastike ju vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet ndërhyrjeve invazive: Botox, Filler, Acid hialuronik, Mesoterapi, PRP (plazma), PLEXR etj. Qëllimi ynë dhe i doktorit është që klientët të ndihen bukur dhe të lumtur.
  • Trajtimet e fytyrës, një gamë e gjerë shërbimesh, që nga trajtimet më të thjeshta (antirrudhë, lifting), si edhe trajtimet me aparatura bashkëkohore si: radiofrekuenca, dermoabrazion, ultratinguj, dermapen, masazhet e fytyrës, etj.
  • Radiofrekuenca, një teknologji e sigurt, pa efekte anësore. Mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, përmirëson cilësinë e lëkurës së fytyrës dhe të trupit.
  • BENDAZH, ka në përbërje një xhel, i cili ka aftësi ngrohëse dhe principet aktive arrijnë të depërtojnë në celulit. Rimodelon trupin, hidraton, korrigjon strukturën e lëkurës, ndihmon në shkrirjen e depozitave dhjamore.

Relaksoni shpirtin dhe mendjen…

Bëni realitet masazhin 100% me vajra esenciale bimore, qirinj aromatik dhe muzikë qetësuese në Calme Beauty Med Clinic. Një moment relaksues janë edhe masazhet në çift. Terapeutika shoqërohet me efektet kurative të kripës së Himalajeve, me 84 elementë natyrorë. Ky masazh rrit hidratimin, ndihmon në funksionimin e duhur të metabolizmit, përmirëson qarkullimin e gjakut, normalizon frymëmarrjen, parandalon dhimbjen e muskujve, dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Calme Beauty ofron produktet më të mira dhe profesionale në fushën e bukurisë. Produktet MAKE UP, të përdorura në Calme Beauty, e bëjnë lëkurën që të duket 100% e përsosur dhe natyrale. Gjithashtu ofrohen edhe zgjidhje profesionale me formula dhe përbërës aktiv për të gjitha llojet e flokut, duke i dhënë flokëve ndriçim dhe butësi të pabesueshme.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top