Koleksionet e çantave të 2018 erdhën në modele të ndryshme, por modeli më i bukur dhe protagonist i pasarelave ishte modeli i rrumbullakët. Këtë model fillimisht e pamë në sfilatat e markeve Dolce & Gabbana dhe Salvatore Ferragamo ,i cili shoqëronte modelet në pasarelë.
Çantat e rrumbullakëta janë femërore dhe vijnë në dizenjo të ndryshme, por më të preferuarat janë ato prej kashte që nuk kanë munguar në postimet e blogereve të famshme.
Këto lloj çantash janë të përshtatshme për çdo moment të ditës e sidomos në periudhën që jemi pasi janë shumë stil dhe komode. Çantat e rrumbullakëta ,sidomos ato me përmasa të mëdha janë praktike dhe i shërbejnë femrave për të futur sa më shumë produkte.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.