Lifestyle

July 13, 2018 | 14:09

Çantat e sezonit verë 2018, praktike dhe shumë të veçanta

Çantat e supit janë aksesori më i rehatshëm që mund t’i shtoni stilit tuaj të veshjes. Për verën e vitit 2018 modelet janë me të vërtetë shumë dhe të gjitha në hap me trendet.

Në të vërtetë, ju mund të gjeni çanta maxi sup që pothuajse na kujtojnë dosjet shkollore si dhe çanta të vogla që kufizohen në miniatur dhe janë perfekte për mbrëmjen dhe kohën e lirë.

Mes varianteve plot ngjyra dhe forma të ndryshme, keni hapësirën për të gjithë imagjinatën tuaj, sepse nuk ka kufizime në kombinime, e aq më pak në dizajn, thjesht përshtateni me veshjen për të qenë sa më komod.

Maxi ose mini, me stil krokodili ose me pëlhura të çmuara për të marr me vete gjithçka që ju nevojitet në një mënyrë praktike dhe absolutisht magjepsëse, kjo verë ua jep këtë mundësi.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top