Dëshmi

September 18, 2019 | 8:45

Çdo ditë ky qen blen një biskotë dhe paguan me një gjethe

Ka qen që tregojnë një depërtim dhe intuitë të tillë saqë ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj disa ngjarjeve të vogla që i përfshijnë. “Atij i mungojnë vetëm fjalët” është ajo që dëgjojmë shpesh për disa kafshë shumë inteligjente. Në Institutin Teknik të Monterrey Casanare, në Kolumbi, një qen i zi, shumë i ngjashëm me një labrador, “mbikëqyr” mësuesit dhe studentët çdo ditë në blerjen e disa ushqimeve. Studentët, veçanërisht, i sillnin atij biskota nga bari i kampusit për t’i treguar atij gjithë mirënjohjen e tyre.

Ajo që studentët nuk e dinin akoma, ishte se qeni shumë inteligjent jo vetëm që i pranonte ato biskota, por shikonte me kujdes kur njerëzit e blinin atë ushqim të shijshëm: shkëmbimin e “lekëve” dhe marrjen e ushqimeve të shijshme. Duke thënë këtë – kafsha menjëherë shfrytëzoi rastin ta provonte vetë; një ditë ai shfaqet në kampus me një gjethe të madhe në gojë, duke tundur bishtin dhe duke pritur për ëmbëlsirën e tij.

Gruaja e barit nuk mund t’u besonte syve! Shpikja e qenit kishte tejkaluar të gjitha pritjet. Angela Garcia Bernal, një mësuese e institutit, pohoi se qeni e kishte parë kaq shumë herë atë këmbim parash me ushqim, saqë vendosi ta provonte vetë. Nëpunësja e barit ishte shumë e lumtur që i dha qenit një biskotë, në këmbim të asaj gjetheje.

Që nga ai moment, qeni vazhdon të paraqitet çdo ditë me një gjethe, në mënyrë të tillë që të merrte ushqimin e tij. “Gjithmonë paguan me një gjethe,” tha gruaja e barit, “është blerja e tij e përditshme”. Natyrisht, stafi i kampusit vendosi të kufizojë racionin e përditshëm të biskotave, për të ruajtur shëndetin e kafshës.

Një ditë, një nga mësuesit e Institutit vendosi të bëjë një postim në Facebook, duke treguar këtë histori interesante. Shumë shpejt postimi u bë viral dhe mijëra njerëz u mahnitën nga inteligjenca e qenit.

 

 

Burimi / https://www.guardachevideo.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top