Në fokus

June 2, 2020 | 9:48

Çdo fëmijë ka talentin e tij…

Secili nga ne fsheh disa potenciale: Rudolf Steiner dhe Maria Montessori ishin të bindur për këtë dhe sot kjo gjë konfirmohet edhe nga neuroshkenca. Koncepti i inteligjencës nuk është unitar, nuk është një monolit: është një koncept i rrjedhshëm, që ndryshon vazhdimisht dhe ka aspekte të panumërta.

Por si mund ta mësojmë talentin? Për të filluar, është e nevojshme të njihen potenciali dhe talenti që ka çdo fëmijë. Kjo është faza më kritike: është e lehtë të dëgjosh dikë që etiketon “budallallëk”, “bezdi”, duke i parë talentet e fëmijët si elementë negativë, si të ishin mollë të kalbura. Këto gjykime lindin kryesisht nga pamundësia për të lexuar talentet. Nevojitet një ndjeshmëri e thellë për të qenë në gjendje që të identifikosh talentin.

Pasi të njihet potenciali është e nevojshme ta kultivoni atë, duke u dhënë fëmijëve lirinë që të ndjekin rrugën e tyre. Talentet janë të panumërta, misterioze dhe shpesh të paparashikueshme. Secili nga ne, gjatë zhvillimit (dhe për rrjedhojë të arsimit) ka për detyrë të ndërtojë identitetin e vet, të përcaktojë planin e tij të jetës; nëse lihet i lirë, ai me siguri do të jetë në gjendje të ndjek talentin e tij. Sidoqoftë familja ose shkolla përpiqen të imponojnë vizionin e tyre. Ky është rasti i të ashtuquajturve “prindër dëbore”.

Por cila është trashëgimia më e çmuar që mund të marrim nga kjo pedagogji e talenteve? Koncepti i dhuratës. Një fëmijë i cili rritet në një mjedis që e ndihmon atë të njohë potencialin e tij dhe ta bëjë atë të rritet, me shumë mundësi do të jetë një i rritur i aftë për të dhënë talentet e tij, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit. Është pikërisht koncepti i dhuratës nga i cili duhet të frymëzohemi gjatë gjithë këtij udhëtimi edukativ. Ata që edukojnë duke u kujdesur për potencialin e një fëmije, mbase nuk do të marrin një të rritur me njohuri dhe aftësi mbi mesataren, por me siguri do të kenë rritur një person të aftë për të dhënë.

 

 

Burimi / https://portalebambini.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top