Mirëqenie

February 17, 2017 | 13:15

Çdo gisht është përgjegjës për organe të caktuara

Çdo gisht në dorën tonë, sipas mjekësisë alternative, është i lidhur me një organ dhe dhimbje të caktuar fizike. Për ta eliminuar atë dhembje, fërkoni gishtin e caktuar dhe shumë shpejt simptomat do të zbuten.

1

Gishti i madh – zemra dhe mushkëritë. Nëse merrni frymë me vështirësi ose zemra ju rreh shpejt, fërkoni gishtin e madh dhe tërhiqeni.

Gishti tregues – zorra e trashë. Nëse keni probleme me tretjen, kapsllëk apo ndjeni dhimbje në stomak, fërkoni gishtin tregues dhe në fund tërhiqeni.

Gishti i mesëm – zemra, zorra e hollë, enët e gjakut dhe frymëmarrja. Fërkojeni nëse, për shembull, ndjeni dhimbje apo vuani nga pagjumësia.

Gishti i unazës – është përgjegjës për gjendjen shpirtërore. Masazhoni gishtin nëse ndjeheni keq, jeni në fazë depresioni apo në ndonjë situatë të ngjashme.

Gishti i vogël – veshkat, dhimbje koke dhe dhimbje e muskujve në qafë. Masazhoni gishtin e vogël dhe do të ndjeni sikur dhimbja ju reduktohet.

Shuplakat e dorës – sistemi nervor. Për shëndet të mirë do të ishte mirë që kohë pas kohe t’i fërkoni shuplakat, sepse nxit qarkullimin e gjakut në trup.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top