Kur është fjala për lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve zakonisht përqëndrohemi në rolin e nënës. Psikologjia moderne është duke i dhënë gjithnjë e më shumë rëndësi rolit të babait.
Lloje të ndryshme të atit të munguar:
Një baba mund të mungojnë, ose për shkak se ka shumë punë, ose se pavarësisht nga të qënit fizikisht i pranishëm nuk e kryejn rolin e babait.
Babai autoritar
Ajo nuk arrin në rolin e babait, sepse imponon rregullat e tij përmes shkëputjes emocionale.
Babai mik i fëmijës
Të bëhesh mik i fëmijës, do të thotë të ikni nga roli juaj si baba dhe eduakator. Fëmija nuk e njeh autoritetin tuaj, por ju njeh vetëm si një bashkëpunëtor të tij.
Babi që imiton nënën
Një baba është i ndryshëm nga nëna. Por nëse një baba sillet dhe thotë gjëra të njëjta si nëna, atëherë nuk bën asgjë më shumë se një dyfishim të rolit prindëror. Rritja dhe zhvillimi i fëmijës është më i mirë, në qoftë se edukimi i tij është më i pasur.
Babai mjeshtër
Është babi i së kaluarës. Etërit ishin të bindur se nuk ishte me vlerë të humbnin kohë me një fëmijë, të paktën derisa ai të rritej dhe të ishte gjendje të krijojë një marrëdhënie të barabartë.
Ç’do të thotë të rritesh me një baba që mungon?
- Pasojat e një rritjeje me një baba që mungon janë të shumta. Probleme në shkollë, agresivitet, vështirësi në marrëdhëniet shoqërore me moshatarët.
- Më vonë, në adoleshencë, ajo/ai mund të shfaqë probleme në krijimin e marrëdhënieve të kënaqshme me seksin e kundërt.
- Nuk është e pazakontë të gjesh djem që janë rritur me mungesën e babait dhe që abuzojnë me alkoolin apo substanca.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.