Marrëdhënie

March 8, 2018 | 12:09

Çelësi i jetëgjatësisë së martesës së Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick

Këtë vit, Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick do të festojnë tridhjetë vjetorin e martesës. Dy aktorët janë krah njëri-tjetrit që nga vitet ’80 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Duke ditur se fati i shumë martesave të Hollivudit nuk është gjithmonë me fund të lumtur, ky çift ka gjetur çelësin e jetëgjatësisë së martesës. Kevin dhe Kyra u takuan për herë të parë gjatë një vrapimi të rastësishëm, kur të dy ishin shumë të rinj dhe Kevin ishte një aktor teatri.

Ata nuk e dinin se pas pothuajse një dekade do të takoheshin zyrtarisht dhe do të martoheshin. Pas një kohe të shkurtër, ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në vitin 1988 dhe që atëherë kanë qenë të dashuruar marrëzisht. Sigurisht, si shumica e çifteve edhe ata kanë pasur konflikte, por kanë gjetur çelësin për të mbajtur marrëdhëniet e tyre të forta.

Shkëlqimi për Kyra dhe Kevin, filloi kur xhiruan filmin televiziv Lemon Sky. Që atëherë, ata kanë pasur karriera të suksesshme si në ekranin e filmit, ashtu edhe jashtë saj, ndërsa Kyra ka gjetur shumë sukses në shfaqjen e saj televizive “The Closer” dhe “Kevin on The Following”.

Ju do pyesni veten se si ata kanë arritur të mbajnë gjallë dashurinë pasur dy fëmijë dhe orare të zënë dhe e vërteta është se ata janë ende shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Në një intervistë me Good Housekeeping, Kyra foli për mënyrën se si gjithmonë i kanë dhënë përparësi martesës dhe kurrë nuk e marrin njëri-tjetrin si të mirëqenë. Kjo përfshin takime natën, grindje me të drejtë, ndershmëri dhe një jetë seksuale aktive.

Në lidhje me atë që ajo është dhe se ai ishte i vetmi ajo shprehet:

“Unë nuk kisha asnjë model të rëndësishëm në lidhje me martesat e shëndetshme, por e dija në zemër dhe në shpirt se ai ishte personi i duhur. Ishte një e vërtetë e padiskutueshme imja. Unë kurrë nuk kam pasur diçka të tillë para ose pas”.

Që kur u martuan të rinj, çifti mori kohë për t’u rritur dhe për t’u bërë ata që janë sot, njëkohësisht mbështetën rritjen dhe pavarësinë e njëri-tjetrit. Ende e bëjnë! Kyra shkon në shfaqjet e grupit Kevin si një adhuruese në audiencë.

Dhe Kevini është ende i magjepsur pas gruas së tij. Në shtatorin e kaluar, ai bëri një urim të ëmbël me rastin e përvjetorit të martesës me titull “Gëzuar përvjetorin dashuria e jetës time… # 29years”:

Tashmë me fëmijët e tyre të rritur dhe larg shtëpisë, Kevin dhe Kyra janë përshtatur me jetën e boshatisur. Megjithëse janë ende aktiv në industri, tani ata kanë më shumë kohë për të kaluar së bashku si çift.

Këta të dy shihen si çift i përhershëm!

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top