Je i lumtur në jetën tënde? Unë mendoj se nëse keni pyetur shumë njerëz se cili është qëllimi i tyre në jetë, përveç “gjërave” të dukshme, thonë se duan të jenë të lumtur. Në fakt, nëse shikoni në të gjitha gjërat e tjera që grumbullohen në jetë, ato me të vërtetë janë vetëm mënyra dhe mjete për të na bërë të lumtur.
Me shumë para? Çështja nuk është se sa para kemi në bankë, por për çfarë i përdorim ato. Qëllimi është të na bëjnë të lumtur.
TV, makinë dhe shtëpi më të madhe? Rezultati përfundimtar është i njëjtë.
Ne kërkojmë lumturi në ato “sende” që duket se na e sjellin,
Shumë miq, udhëtime dhe eksperienca? Është për shkak se duam të jemi të lumtur.
Pra, nëse i marrim të gjitha këto gjëra e kemi të garantuar lumturinë?
Nëse bëjmë shumë para, ngasim një makinë të mirë dhe kemi një shtëpi të mahnitshme, a do të jemi të lumtur? Nëse jemi në marrëdhënien e duhur a do të jemi të lumtur?
Epo, jo domosdoshmërisht …
Shumë nga këto gjëra mund të vendosin një buzëqeshje në fytyrën tonë, por nëse e kalojmë jetën duke ndjekur ato gjëra, shpesh e gjejmë veten të pakënaqur dhe të paplotësuar. Ka milionerë dhe miliarderë, që vetëvriten.
Pra, cili është çelësi i lumturisë?
Të gjitha këto gjëra janë të këndshme dhe nuk ka asgjë të keqe me dëshirën për t’i bërë, por pranimi i asaj që keni në këtë moment është çelësi i lumturisë së përhershme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.