Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë me miqtë e saj ngazëllimin për marrjen e “Çelësit të Tiranës”.
“Çelësi i bukur i qytetit të Tiranës. Me të vërtetë një nder. Shumë momente të paharrueshme nga ky udhëtim… Do e mbaj me vete dhe do mbetem krenare për gjithë jetën time. Faleminderit”, shkruan Dua në profilin e saj në Instagram.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares së njohur, para se ajo të performonte në sheshin “Nënën Tereza”, ku qytetarët u mblodhën për të ndjekur nga afër koncertin e yllit ndërkombëtar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.