Këshilla & Arsye

July 21, 2016 | 6:59

Çelësi për një marrëdhënie të suksesshme

 Mendo përpara se të flasësh

Shmangni të provokoni biseda kontradiktore të panevojshme, të cilat mund të shndërrohen në tragjedi të vërteta nëse keni të dy një ego të madhe dhe jofleksibël. Ndonjëherë është mirë të bëni dhe kompromise ose të mësoni të jeni e matur dhe të sugjeroni në vend që të impononi rregulla të ndryshme. “I dashur, më bëhet shumë qejfi kur i çon rrobat e pista te koshi afër lavatriçes” tingëllon më bukur sesa “Sërish i ke hedhur rrobat në dysheme, pavarësisht se të thashë një mijë herë”.

Vendosni diçka së bashku

Sado dashamirëse të jeni, atëherë kur do të vendosni të bëni ndryshime në apartamentin tuaj dhe të hiqni dorë nga kolltuku i tij i preferuar, (por tashmë jashtë mode), ai nuk do tregohet aq entuziast për këtë vendim. Vendosini rregullat së bashku në shtëpi dhe tregohuni të sinqertë me njëri-tjetrin që në fillim për sa i përket pritshmërive dhe defekteve që keni.

Çelësi për një marrëdhënie të suksesshme

Studime të reja zbulojnë se ekzistojnë truke të vogla me të cilat bën të ndihesh më afër partnerit dhe që lidhja juaj të forcohet. Dhe, me sa duket, nuk është as shumë e vështirë. Mos mendo se do të të sugjerojmë të transformosh dekorin e dhomës së gjumit në një dekor zen dhe as nuk do të rekomandojmë një set ushtrimesh për frymëmarrje me ndihmën e të cilave do të arrish më “lehtë” në orgazëm! Jo, por do të bazohemi mbi një studim të realizuar nga Universiteti Washington në Seattle, i cili ka zbuluar se ato çifte që bëjnë dashuri më shumë se tri herë në javë janë më të lumtura. Dhe na pëlqen çmendurisht ajo që dëgjuam, apo jo? I

I vetmi tip mashkulli që meriton të jetë bashkëshorti yt

Hulumtuesit nga universiteti që përmendëm më lart kanë intervistuar mbi 100 000 persona dhe kanë zbuluar se 40% e çifteve të deklaruara të lumtura në marrëdhëniet e tyre bënin seks mesatarisht 3-4 herë në javë. Tingëllon bukur! Dhe ky nuk është i gjithë sekreti! E njëjta statistikë tregon se 35% e femrave me jetë seksuale super të kënaqshme dhe 41% e burrave që mund të mburren me këtë, flenë me partnerin komplet të zhveshur. Por duke folur kaq shumë për seks, kemi harruar një nga përbërësit e mrekullueshëm për momentet intime: romantizmin, sepse vazhdon të ekzistojë në marrëdhëniet në çift, apo jo?!

3 sekrete të cilat ia bëjnë më të bukur stinën e dimrit partnerit tuaj

Sipas rezultateve të një pyetësori botuar në librin “The Normal Bar” (i disponueshëm në sitin amazon.com), pothuajse 50% e çifteve të intervistuara kanë pranuar se nuk dalin më aq shpesh për takime ose darka relaksuese, ndërsa disa nuk dalin më fare. Duke parë këto konkluzione të shkëputura nga realiteti i përditshëm, konkluzioni që del mund të jetë se koha e shpenzuar midis çarçafëve është vendimtare për “shëndetin” e marrëdhënies, por mos harroni edhe arratisjet e vogla nga rutina e përditshme! Përdorni kreativitetin dhe mbajeni lidhjen të lumtur!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top