Marrëdhënie

July 2, 2017 | 10:16

Çelësi për një martesë të lumtur?

 cift

• Të dielën në mbrëmje mundohuni të bëni një analizë të javës. Shkoni të flini herët dhe flisni për fundjavën dhe se çfarë do të bëni javën e ardhshme. Është një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur afrimitetin me partnerin.

• Dilni së bashku një herë në javë. Dilni një të premte apo të shtunë në mbrëmje. Do të shkëputeni nga fëmijët dhe do të kaloni momente cilësore dhe qetësie së bashku.

• Evitoni kritikat e tepërta. Nëse grindeni dhe partneri ju bën një gjest që u jep fund debateve me një batutë apo ju kërkon falje, pranojeni. Mund të flisni sërish për çështjen që ju shqetëson kur të jeni më të qetë.

• Sigurohuni të keni një plan të qartë dhe transparent për financat. Shumë persona kanë probleme në martesën e tyre pikërisht për faj të parave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top