Këshilla & Arsye

November 20, 2017 | 10:55

Celulari pranë krevatit: Çfarë problemesh i shkakton gjumit

Radiofrekuencat e përdorura nga telefonat celularë ka gjasa të ndryshojnë prodhimin e melatoninës, hormon i trurit që rregullon ritmin 24-orësh të trupit.

1

Kjo vërtetohet nga shkencëtarët në Institutin Karolinska të Suedisë dhe Universitetin Wayne të Shteteve të Bashkuara, të cilët studiuan efektin e telefonave celularë në gjumë.

Shkencëtarët studiuan 70 njerëz të moshave 18-45 vjeç, që u ndanë në dy grupe. Në një grup ata iu nënshtruan rrezatimit elektromagnetik që përputhej me celularin e tyre përpara se të flinin, ndërsa grupi tjetër iu nënshtrua rrezatimit virtual. Asnjë grup nuk e dinte nëse ishte i ekspozuar ndaj rrezatimit normal apo virtual. Studiuesit regjistruan simptomat e të gjithë pjesëmarrësve gjatë gjumit të tyre.

Ata zbuluan se ekspozimi 3 orësh në frekuencën radio 884 MHz, shkaktoi simptoma të dukshme dhe ndryshime në elektroencefalogram gjatë gjumit.

 Hulumtuesit kanë pranuar se informacioni është i pakët për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, duke shtuar se studimet më të mëdha duhet të kryehen për të vërtetuar nëse përdorimi i telefonave celularë nuk ka efekt afatshkurtër në tru.

Derisa kjo gjë të studiohet në mënyrë më të detajuar, studiuesit i rekomandojnë publikut të mos përdorin celularin para se të flenë dhe mos ta vendosin atë pranë shtratit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top