A dëmtojnë celularët? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur tani onkologët e Universitetit të Seulit në Korenë Jugore dhe të Universitetit të Berkeley në SHBA, të cilat kanë rianalizuar 23 studime, të bëra mbi 37 mijë persona.
“Dyshimet qëndrojnë, shkruajnë studiuesit në “Journal of Clinical Oncology”, por del në pah një shtim i vogël i rrezikut të disa formave të tumoreve beninj te njerëzit që e përdorin jashtëzakonisht shumë celularin. Një tjetër hetim i Agjencisë Franceze të Shëndetit, flitet për dëme të mundshme në qeliza dhe fluks më i pakët i gjakut në tru.
Por përse ndodh kjo? Për shkak të kufjeve dhe sistemeve wireless, ndaj ekspertët sugjerojnë që ta përdorni sa më pak celularin, kufjet dhe internetin…
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.