Për të rënë në peshë çdokush duhet të dijë momentin kur trupi i tij djeg yndyra. Për këtë duhet të dimë se: Kur filloni një dietë për të rënë në peshë është shumë mirë të ndihesh pak i uritur. Trupi ynë me të vërtetë ka filluar të djegë dhjamin e depozituar.
Dietat që rezultojnë në humbje të peshës trupore djegin yndyra. Ndryshe ato quhen dieta ketogjenike. Procesi i uljes së peshës duhet të jetë gradual, i kujdesshëm dhe i shëndetshëm. Të humbasësh peshë në një kohë të shkurtër është një rrugë e sigurt dështimi, duke krijuar gjendjen e lodhjes dhe atë toksike si rrjedhojë e sasisë së madhe të ketoneve qarkulluese nëpër organizëm. Sapo humbasim disa kilogramë, ne duhet ta ruajmë atë peshë, të paktën për 3 vite, në mënyrë që të gjitha organet e trupit të mësohen të funksionojnë për këtë peshë. Në të kundërt, kilogramët e humbur i kanë të gjitha gjasat të rimerren, mbase dhe në dyfishin e vlerës së tyre. Sasia e duhur për të humbur peshë në momentin kur i nënshtroheni një diete dobësimi është 900 gr në javë.
Shmangia e vaktit të mëngjesit ju shëndosh
Studimet kanë treguar se konsumimi i mëngjesit, veçanërisht ai me drithëra, trahana, mban mjaft mirë nën kontroll peshën trupore. Moskonsumimi i këtij vakti nuk ndikon në rënien në peshë, por në humbjen e indeve muskulore, si dhe ato të zemrës. Këshillohet të konsumoni ushqim përpara se të ndiheni të uritur, ose çdo 2-3 orë, për ta ndihmuar trupin të djegë dhjamëra. Ushqimet më të mira për mëngjes janë proteinat pa dhjamë, çerealet me shumë fibër dhe pak karbohidrate, buka me shumë fibër. Çerealet janë shumë më të mira kur ëmbëlsohen me fruta dhe jo me sheqer.
Bëni kujdes me ushqimin që merrni përpara se të flini
Gjatë gjumit organizmi prodhon hormonin e rritjes, i cili ndihmon në formimin e masës muskulore. Sasia e ngritur e sheqerit në gjak gjatë natës mund të ulë prodhimin e këtij hormoni. Për këtë këshillohet të konsumohen proteina të dobëta, si gjoksi i pulës, në vend të brumërave, karbohidrateve apo sheqernave.
Kur duam ëmbëlsira, trupi ka nevojë për yndyra
Yndyra dietike është rregullatori i oreksit. Konsumimi i një sasie të vogël, p.sh 40-60gr djathë i bardhë, sjell çlirimin e kolecistokininës, e cila e bind organizmin tonë se ai nuk është më i uritur. Pa yndyra trupi ynë nuk mund ta prodhojë këtë substancë. Yndyrat e shëndetshme mund t’i gjejmë te frutat e thata si: lajthitë, arrat, bajamet apo farërat. Burim tjetër janë salmoni, sardelet, trofta, vaji i linit, gjalpi, vezët, avokadot etj.
Uji është i vetmi ndihmues në uljen e peshës
Kur kërkoni të bini në peshë, duhet të pini më shumë ujë se zakonisht. Uji i mban qelizat në indet e organizmit të hidratuara dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit nëpërmjet urinimit. Pirja e 500ml ujë çon në rritjen e përqindjes metabolike me 30%. Kur digjen yndyra çlirohen dhe toksinat. Këshillohet pirja e 6-8 gotave ujë në ditë. Duhen shmangur plotësisht lëngjet e konservuara, si dhe pijet me gaz.
Duke konsumuar kalcium, organizmi përdor më shumë yndyrë për djegie
Kur sasia e tij është e vogël në gjak, rritet niveli i hormonit paratiroid dhe vitamina D. Për këtë trupi është në gjendje urie dhe do të përpiqet me të gjitha mënyrat ta mbrojë veten, duke depozituar më shumë energji në formën e dhjamit për ta përdorur më vonë. Kalciumi ndihmon në kontrollin e peshës trupore. Djathi me pak yndyrë është burim i shkëlqyer i kalciumit.
Konsumimi i karbohidrateve rrit sasinë e lëndës kimike të serotinës që përdor truri
Ajo qetëson, nxit ndjenjën e kënaqësisë dhe të mirëqenies. Ekziston një suplement 5-HTP, i cili i jep trurit përbërësit që ai vërtet ka nevojë, duke mbajtur nën kontroll sasinë e serotinës në gjak pa konsumuar sasi të mëdha karbohidratesh.
Dhe e fundit, çokollata
Ky produkt çliron lëndë kimike dhe përmirëson qarkullimin. Çdokush mund të shijojë nga pak, sidomos të zezën, jo shumë e ëmbël.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.