Islandezët kanë një traditë të bukur të dhënies së librave njëri-tjetrit në prag të Krishtlindjes dhe pastaj kalojnë natën duke lexuar. Ky zakon është aq thellësisht i rrënjosur në kulturën e tyre dhe shumica e librave në Islandë shiten në mes të shtatorit dhe dhjetorit.
Në këtë kohë të vitit, shumica e familjeve marrin një katalog vjetor falas të librave të botimeve të reja të quajtura Bokatidindi.
Ishulli i vogël nordik, me një popullsi prej vetëm 329,000 banorësh, është jashtëzakonisht letrar. Ata duan të lexojnë dhe të shkruajnë. Sipas një artikulli të BBC-së, “Vendi ka më shumë shkrimtarë, më shumë libra të botuar dhe më shumë njerëz lexojnë, sesa kudo tjetër në botë … Një në 10 islandezë do të botojë një libër”.
Duket se ka më shumë vlerë të vendosur në libra fizikë, sesa në Amerikën e Veriut, ku librat elektronikë kanë fituar popullaritet.
Kur e pyeta një mike islandeze se çfarë mendonte për këtë traditë, ajo u befasua.
“Nuk e kisha menduar këtë si një traditë të veçantë Islandeze. Është e vërtetë që një libër gjithmonë konsiderohet një dhuratë e këndshme. Po, për familjen time kjo është e vërtetë. Ne jemi shumë krenarë për autorët tanë.”
Duket si një traditë e mrekullueshme, e përsosur për një mbrëmje dimri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.