Të disiplinojmë fëmijët nuk do të thotë të kontrollojmë sjelljen e tyre, por t’u mësojmë atyre që të njohin që në moshë të vogël rëndësinë e bashkëpunimit dhe të të qenit të përgjegjshëm në vendimet që ata marrin për të kryer apo mos kryer një veprim apo sjellje të caktuar.
Disiplinimi i fëmijëve NUK përfshin frikësimin, lëndimin, dhe as turpërimin e tyre.
Ai NUK ka për qëllim që t’i bëjë fëmijët që të ndihen në faj, të ndihen që nuk i duam, apo edhe që t’i detyrojmë ata që të na binden.
E thënë ndryshe, disiplinimi i fëmijëve NUK është ndëshkim dhe nuk shprehet me asnjë lloj dhune fizike apo emocionale.
Në fakt kur disiplinojmë një fëmijë janë të papranueshme rrahja e fëmijës, të qëlluarit me shuplakë, shkulja e veshit, etj, por edhe etiketimi i tyre me emra tallës, sharjet, mallkimet apo edhe përdorimi i një fjalori ofendues ndaj tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.