Në fokus

May 8, 2016 | 11:35

Çfarë do të thotë të jesh burrë sot?

Nga Maria Rita Parsi

Psikologe dhe psikoterapeute, autore e librit “I brishtë si një burrë”

Do të thotë të matesh me një ndryshueshmëri të thellë nga gruaja. Jo më një figurë që jeton në një mënyrë mendjengushtë por një person i vetëdijshëm për vlerat e veta. Aftësitë intelektuale femërore nuk i sheh më si të mohuara, ashtu si edhe të drejtën e kënaqësisë seksuale…

A janë burrat të brishtë?

Asnjëherë burrat s’kanë qenë aq të fortë sa duken as sa gratë do t’i donin. Janë, veçanërisht të brishtë. Burrat janë në krizë pasi “ushqehen”, si gjithnjë nga gratë e kudogjendshme: në shtëpi, në shkollë… Nëna të mira, mësuese të zonjat, që shpesh ama… i drejtohen mashkullit me agresivitetin e kujt ndihet i mbingarkuar nga detyrat. Burrat reagojnë si dikush që ndihet i privuar nga të drejtat e lashta. Pastaj ka edhe një arsye tjetër, të thellë që ushqen çoroditjen: kemi kaluar nga frojdiania “invidia del fallo” in “invidia del grembo”.

Që do të thotë?

Lakmia e gjirit mëmësor. Këtë strehë e ngrohtë, pasi kanë lindur të gjithëve u është dashur ta braktisin. Gruaja ama, për këtë parajsë që ka brenda s’mund të pendohet. Kurse burri, ka nevojë të rikthehet si “fetus” në trupin femëror. Dhe shpesh për të kërkuar të përmbushë këtë mungesë, bën dhunë, qoftë fizike qoftë psikologjike.

Çfarë do duhej të bënin burrat?

Të zbulojnë brishtësinë e tyre: për ta frenuar dhe ndryshuar. Do të ishte hapi i parë i “lëvizjes së burrave” drejt një revolucioni të jashtëzakonshëm shoqëror.

Si?

Duke u përballur më të ngjashmit e vet, siç kanë bërë gratë në vitet ’60. Sepse vetëm duke u vënë në marrëdhënie me tjetrin mund t’ia dalë të kuptojë diçka për veten. Është një ecje që mund të sjellë edhe zbulimin e femërores që është në çdo burrë dhe të dallojë më në fund kodin e harmonisë me seksin e butë.

A munden gratë t’i ndihmojnë burrat për të (ri)gjetur veten?

Gratë ofrojnë një “mbështetje”, por në fund të fundit nuk i vlerësojnë burrat. I duan përjetësisht fëmijë ose te lënduar. Ajo që gratë munden të bëjnë është t’u ofrojnë gjithë dashurinë që janë të afta të japin. E tu lënë hapësirë djemve dhe partnerëve në mënyrë që ata të kërkojnë rrugën për tu përballur me burra të tjerë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top