Ndryshimet nuk vijnë brenda një dite. Ki durim dhe mos u inatos me veten. Duhet kohë për të qenë e pavarur dhe lipset të keni vullnet të hekurt. Qëndro larg njerëzve që mund t’ju pengojnë në rrugën drejt suksesit dhe mbi të gjitha mos ji e ashpër me veten.
Të jesh një femër e fortë do të thotë, në kuptimin e mirë të fjalës, të jesh e emancipuar, një grua tërheqëse me një jetë aktive seksuale, e aftë për t’ia dalë mbanë e vetme pa pritur një mashkull që ta shpëtojë. Një grua që qesh e shpenguar, që dashuron trupin e saj dhe atë të meshkujve dhe është e rrethuar nga miq të mirë. Një grua e fortë është ajo që vlon nga kureshtja për të mësuar atë çka i ka rezervuar jeta, që është e aftë të ruajë fort këndvështrimin e saj dhe di t’i japë vlerë interesave personalë. Një grua e fortë është ajo që ka të ardhura të mira, me personalitet të zhvilluar plot harmoni dhe e aftë të lërë gjurmët e saj në jetë, që shfrytëzon çfarë ka arritur deri më tani nga feminiteti për të jetuar në mënyrë sa më të mirë dhe të kënaqshme krahasuar me mamanë apo gjyshen. Një grua e fuqishme është ajo që dashuron fort meshkujt, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Është ajo që i bën të tjerët ta respektojnë dhe nuk lë askënd t’i hipë në qafë. Ka personalitetin e saj dhe është shumë e vendosur, dinamike, beson shumë në vetvete dhe lufton për të marrë diçka që i pëlqen, por pa cenuar të tjerët. Është një femër me personalitet të fortë, por që i njeh edhe dobësitë e saj, sepse po të ishim gjithmonë të sigurta në vetvete për çdo aspekt të jetës, nuk do të ishim gjë tjetër veçse makina. Të jesh një femër me karakter të fortë nuk do të thotë të mos qeshësh, të jesh antipatike, të mos bësh shaka, të mos respektosh bashkëshortin apo kolegët.
Që burri është i pari i shtëpisë kjo dihet, edhe nëse në shtëpi nuk ofron asgjë materialisht. Ndaj të jesh një grua me karakter të fortë nuk do të thotë të stepesh, por të ecësh para në momentet e vështira të jetës, të mos heqësh kurrë dorë, të mos e lësh veten të të manipulojnë të tjerët. Pikërisht në mënyrën e të jetuarit, të të qenit, të të bërit të gjërave njerëzit arrijnë të kuptojnë se çfarë lloj gruaje je. Shumë cilësi mund ta bëjnë një femër “me karakter të fortë dhe të veçantë” dhe një grua e veçantë është ajo që ka personalitet, vlera, forcë, urtësi, inteligjencë.
Vlerëso veten Kur e di që ke vlera, nuk do të lejosh askënd të thotë që ti nuk vlen. Do të kesh besim në vetvete dhe të thuash gjithçka, negative apo pozitive qoftë. Kur je e vetëdijshme për sa vlen, do të dish t’i japësh fund një marrëdhënieje, mbi të gjitha kur partneri nuk të meriton. Do të dish të kontrollosh ndjenjat kundrejt dikujt që të pëlqen, sidomos kur ai nuk tregon asnjë kujdes ndaj teje. Do të dish të ‘manipulosh’ një mashkull që mendon se të gjitha femrat duhet t’i nënshtrohen. Andaj duhet të njohësh vlerat e tua dhe vetëm kështu do të bësh gjëra të rëndësishme, do të ecësh para, sepse jeta është e gjitha zgjedhje. Duke njohur vlerat që ke, do të dish të zgjedhësh personin e duhur për veten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.