Mirëqenie

January 15, 2021 | 8:15

Çfarë do të thotë të jesh njeri (në praktikë)?

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Sido që mendon për veten tënde…, sido që të jetë këndvështrimi yt, ekziston një gjë për të cilën unë dhe ti mund të pajtohemi. Se jemi njerëzor. 

1

Çfarë do të thotë të jesh njeri në praktikë?

Do të thotë se:

-Ju pëlqen të jeni me miqtë.

-Shpesh jeni të stresuar kur jeni me miqtë.

-Gjykoni të tjerët dhe ata ju gjykojnë gjithashtu juve.

-Kaloni një përqindje të madhe të ditës tuaj duke u shqetësuar se si të tjerët ju shohin.

-Por ju nuk jeni shumë të interesuar për imazhin e të tjerëve te ju, sepse jeni më shumë të shqetësuar për imazhin tuaj te ata.

-Shpesh keni turp nga mendimet që bëni.

-Këto mendime zakonisht vijnë vetë në mendjen tuaj dhe ju nuk i kontrolloni ato.

-Keni frikë se mos dështoni në diçka që është e rëndësishme për ju.

-Ndonjëherë ndjeheni të dështuar dhe që të tjerët do t’ju zbulojnë.

-Mos u kushtoni vëmendje “dështimeve” të tjera sepse kryesisht merreni me çështjet tuaja.

-Nuk dëshironi të shqetësoni të tjerët dhe të dridheni se çfarë do të ndodhë nëse veproni.

-Në të njëjtën kohë shpesh tregoni tolerancë të shtuar ndaj sjelljeve të bezdisshme ndaj jush.

-Nganjëherë ndjehesh i/e humbur, e/i vetëm, që askush nuk interesohet për ty.

-Në të njëjtën kohë besoni se të gjithë kujdesen për ju/ju shohin ju dhe se çdo lëvizje juaja do të gjykohet.

-Nuk e dini atë që dëshironi dhe shpesh gaboni.

-Pendoheni për gjërat që bëni.

-Kënaqeni për gjërat që keni bërë

-Jeni mediokër në shumicën e gjërave në jetën tuaj.

-Shpesh jeni melankolik pa asnjë arsye, jeni të trishtuar, jeni të mërzitur.

-Ndiheni të pasigurt dhe keni shumë ankth nëse meritoni të ekzistoni.

-Ndonjëherë ju nuk ndiheni mjaftueshëm sa duhet.

-Shihni të tjerët dhe mbase ju duket se ata kanë zgjidhur gjithçka.

-I shihni të tjerët dhe mendoni se ata nuk e dinë se çfarë po ju ndodh.

-Bëni gabime, ndryshoni shpesh mendje dhe nuk dini se çfarë po ju ndodh.

-Keni frikë të thoni disa fjalë ose të bëni ndryshime.

-Jeni të heshtur dhe të durueshëm derisa pëlcisni shumë herë.

-Shijoni një vakt/ushqim të mirë.

-Kënaqeni me një libër i mirë.

2

-Do dëshironit që jeta juaj të jetë ndryshe.

-Ndiheni të vetmuar dhe se askush nuk ju kupton.

-Ndiheni me fat që keni përreth njerëz që ju duan (por shpesh e harroni).

-Ndonjëherë nuk mund të duroni më.

-Ndonjëherë ju duroni më shumë nga sa mendonit se ishte e mundur që dikush të duronte.

-Keni frikë se nuk do të keni sukses.

-Herën tjetër harroni se keni pasur sukses në të kaluarën dhe keni përsëri frikë.

-Kërkoni të doni veten më shumë.

-Nuk dini si ta doni veten në praktikë dhe çfarë do të thotë në fund kjo karamele?

-Keni ambicie dhe doni të arrini lart.

-Mund të jeni mërzitur të bëni atë që duhet për të arritur lart.

-I mërzitni të tjerët, shpesh pa dashur dhe ndonjëherë me qëllim

-I ndihmoni të tjerët dhe i vendosni sipër vetes tuaj.

-Ju kanë hidhëruar në jetën tuaj.

-Keni hidhëruar edhe ju.

-Keni pasur një kohë të vështirë në të kaluarën dhe mbase edhe tani.

-Keni kaluar një kohë të mirë në të kaluarën dhe mbase edhe tani.

-Doni të qetësoheni.

-Nuk mund të qetësoheni.

-Kërkoni, jeni të detyruar të bëni ndryshimet që dini se do t’ju ndihmojnë.

-Ju ndiheni fajtorë për këtë.

-Ju përgjithësisht ndiheni fajtorë.

-Sabotoni vetveten.

-Mbroni veten.

-Qeshni dhe qeshni me zë të lartë.

-Kujtoni dhe betoheni.

-Ju mund të ndjeni dashuri dhe kujdes.

-Ndonjëherë është e vështirë për ju të merrni dashuri dhe kujdes.

-Keni dashuri të jepni.

-Nuk dini ta jepni.

-E keni të vështirë të keni marrëdhënie.

-Mendoni: “Po si ia dalin të tjerët?” megjithëse ata që i njihni mirë, kanë gjithashtu një kohë të vështirë në marrëdhëniet e tyre.

-Ju pëlqen të jepni dhe shpesh keni turp të pyesni.

-Harroni që të tjerët pëlqejnë të japin gjithashtu.

-Irritoni të tjerët që nuk i kuptoni.

-Ju irritojnë të tjerët sepse nuk ju kuptojnë.

Dhe dëshironi që dikush t’i kuptojë të gjitha këto për ju. Ndoshta kam thënë të njëjtën gjë shumë herë. Nuk ka rëndësi.

Njeriu nuk është një gjë. Pavarësisht sa do ta donim. Dhe kjo është në rregull. Pra, çfarë do të thotë të jesh njeri në praktikë?

Do të thotë: Të ndjehesh i hutuar. Të mendosh që kjo nuk është normale dhe të mendosh që vetëm ti je i tillë.

Nuk je i vetmi…

Mirësevini në shoqërinë njerëzore!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top