Nëse jeni një person që nuk e shijon tërheqjen sociale, kur mërzitesh, mund të ndihesh i shqetësuar. Pra, shpesh një person që nuk ka asgjë për të bërë mund ta gjejë veten duke menduar – nuk kam miq. Unë nuk kam asgjë për të bërë sot. Ç’farë ka që nuk shkon me mua?
Pse të mos e konsideroni mundësinë kur nuk keni asgjë për të bërë si një dhuratë për veten tuaj? Kjo është një kohë për të përqafuar anën tuaj kreative dhe të mendoni pozitivisht. Këtu janë disa mendime për t’u marrë parasysh:
-Bëni një listë dëshirash që ju japin qëllim
-Zgjeroje imagjinatën duke lexuar një libër për fëmijë
-Falni dikë që të rifreskoni shpirtin tuaj. Kaloni një kohë serioze duke menduar për një situatë që krijoi grindje, duke përfshirë rolin tuaj në atë që ndodhi
-Bëni një shëtitje në natyrë ose shikoni dritaren tuaj për të gjetur mrekulli të vogla në një zog, bukurinë e një peme ose retë që formojnë forma, nga dragojtë tek engjëjt që lundrojnë
-Shkruani një letër me dorë për bashkëshortin, mikun, prindin ose fëmijën
-Rivitalizoni fuqinë e trurit tuaj. Duke përqafuar një qëllim ne nxisim dopaminën. Serotonina shkaktohet nga besimi – ndjehuni mirë për veten tuaj dhe shikoni se sa mirë ndjeheni kur të tjerët ju respektojnë
-Mbani një ditar për mirënjohje që të bëni shënime çdo ditë për bekime të vogla në jetën tuaj
-Lexoni një libër fiction. Studiuesit kanë gjetur se fiction përmirëson fjalorin, aftësitë gjuhësore dhe inteligjencën emocionale
-Meditoni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.