Këshilla & Arsye

August 14, 2017 | 11:17

Çfarë duhet të bëni pasi jeni djegur nga dielli për të qetësuar dhimbjet

Ju nuk keni nevojë që t’ju tregojmë ne se sa e rëndësishme është që të përdorni krem kundra diellit. Jeni të vetëdijshëm se deri tani kanceri i lëkurës është lloji më i përhapur i kancerit në SHBA, duke prekur një në pesë vetë, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Përtej kësaj rrezet e dielli gjithashtu mund tju plakin më shpejt.

1

Por, ne jemi të gjithë njerëzor dhe ndonjëherë mund të ndodhë dhe që të digjemi. Mund t’ju ketë zënë gjumi ose keni harruar të aplikoni kremin kundra dielli pas larjes në det dhe tani po ndjeni djegien në mënyrën më të keqe të mundshme. Çfarë mund të bëni tani? Trajtimi i një djegie nga dielli duhet të bëhet në dy faza, thotë Josh Zeichner, M.D. Faza e parë e trajtimit duhet të bëhet menjëherë pas djegies dhe e dyta duhet të vijë disa orë më vonë.

Faza e parë

“Menjëherë pas një djegieje, qëllimi është përmirësimi i hidratimit të lëkurës dhe zvogëlimi i inflamacionit”, thotë ai. Prandaj duhet të shmangni produktet që bllokojnë poret e lëkurës, pasi ata do të bllokojnë nxehtësinë në lëkurë. Idealja është që të përdorni një produkt që përmban xhel aloe vera për djegiet nga dielli, menjëherë pas një djegieje, sepse ato janë të lehta dhe i japin mundësi lëkurës të marrë frymë, duke lejuar nxehtësinë të ikë nga lëkura, thotë Zeichner. Nëse nuk ju gjendet për momentin xhel aloe vera, kompresat me qumësht janë një trajtim i shkëlqyeshëm zëvendësues, thotë ai.

Përdorimi: përzieni qumështin e skremuar dhe kuba akulli në një tas, njomni një leckë në përzierje dhe aplikojeni në lëkurë derisa të ngrohet, pastaj përsëriteni përsëri këtë gjë. “Proteinat në qumësht zbusin dhe qetësojnë lëkurën e inflamuar”, thotë ai. Për të reduktuar inflamacionin nga brenda, Zeichner rekomandon marrjen e një aspirine ose NSAID të tjerë (droga anti-inflamatore jo steroide).

Faza e dytë

Pasi djegia fillestare është qetësuar, ndoshta deri të nesërmen, lëkura ende nuk hidratohet mirë. Kjo është ajo që çon në lëkurë të thatë, thotë Zechner. “Unë rekomandoj produkte me bazë vazeline për të mbrojtur lëkurën”, thotë ai. Në rastin e djegieve të rënda, duhet të vizitoni dermatologun ose ti drejtoheni urgjencës. “Djegiet e rënda kanë nevojë për trajtime më të specializuara me kremra me antibiotikë”,– thotë Zeichner. Vetëm mos harroni herën tjetër që do të shkoni në plazh merrni me vete dhe një kapele … ose një cadër … ose pse jo të dyja!/Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top