Mirëqenie

December 1, 2016 | 11:03

Çfarë duhet të dini në qoftë se po pini ujë me limon për humbje peshe?

Kjo është mënyra më e përhapur për të filluar ditën, por sa është e mundur që ne të pimë limon me ujë të nxehtë për shumë kohë?

Këtu janë gjërat pozitive që ne i dimë: limoni na jep një dozë të fortë të antioksidantëve kundër kancerit dhe energji, rritjen e vitaminës C. Plus, zëvendësimi i lëngjeve të mbushura me sheqer, më një shishe ujë me limon ndihmon në djegien e kalorive.

1

Por, ju nuk do të humbni vetëm peshë duke pirë ujë limoni, sepse jeta nuk është e drejtë. Dhe nuk ka ndonjë dëshmi për ta mbështetur këtë, pa marrë parasysh sa shumë njerëz të famshëm ju tregojnë të kundërtën.

Ka disa faktorë të tjerë që duhet të mbani mend, nëse pjesë e planit tuaj për humbje peshe është uji me limon.

Kontrolloni efektet anësore si më poshtë:

Urth

“Shumë ujë limoni mund “djegë” gjoksin tuaj”, thotë dietologia Jackie Ballou. Limoni është një nga frutat me acid, kështu që nëse jeni të prirur për urth, kjo definitivisht mund të shkaktojë rritjen e tij.

Dëmton smaltin

Fanatikët e limonit duhet të shikojnë dhëmbët. Shumë acid mund të çojë në dëmtimin e tyre apo të rrisë ndjeshmërinë tek ato.

Pije e mërzitshme

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top