Marrëdhënie

February 28, 2017 | 11:10

Çfarë duhet të gëzoni për të qenë të lumtur në çift?

Çfarë duhet të gëzoni për të qenë të lumtur në një marrëdhënie në çift? Harmoninë, dashurinë, pasionin, por edhe të pasurit e disa zakoneve të vogla ose të mëdha për t’u ndarë. Duhet thënë se çiftet e lumtura kanë zakone të ndryshme nga ata të palumturit. Për ekspertët, një zakon është një sjellje e dallueshme e cila përvetësohet automatikisht, por kërkon pak përpjekje.

1

Le të shohim zakonet të cilat u atribuohen çifteve të lumtur.

Ndani interesa të përbashkëta

Pasi pasioni zbehet, kuptohet që çiftet kanë pak interesa të përbashkëta, megjithatë nuk duhet të minimizoni rëndësinë e aktiviteteve që mund të bëhen bashkërisht.

Ecni dorë për dore

Në vend që të rrini njëri përpara dhe tjetri mbrapa, kopjet e lumtura ecin në mënyrë komode, dorë për dore dhe pranë e pranë. Ata e dinë se është më e rëndësishme të qëndrojnë me partnerin e tyre, se sa të humbin midis njerëzve.

Besimi dhe falja

Nëse në mes është dashuria duhet të besoni tek njëri-tjetri dhe të falni ndonjë gabim.

Përqendrohuni tek partneri

Duhet të përqendroheni gjithnjë e më shumë mbi atë që partneri juaj bën. Kush është i lumtur në të qenët së bashku, në thelb thekson aspektet pozitive të tjetrit.

Një përqafim sapo të shiheni

Lëkura jonë ka një kujtesë të mirë! Ajo e di se kur një kontakt fizik është i mirë, i keq apo i neglizhuar.

Thoni “Të dua” dhe “Ditë të mbarë” çdo mëngjes

Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ushtruar durimin dhe tolerancën, në funksion të një dite që premton “luftë”, apo që është përplot me gracka dhe probleme.

Flisni në telefon gjatë ditës

Telefonojini partnerit/es suaj në shtëpi ose në punë për të marrë vesh se si po i shkon dita. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar më shumë harmoni sa herë që ktheheni në shtëpi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top