Këshilla & Arsye

April 6, 2019 | 8:30

Çfarë duhet të hani për të ulur nivelet e larta të kolesterolit?

Sëmundjet kardiovaskulare, të tilla si infarkti dhe sulmi në zemër, janë shkaku kryesor i vdekjes në botë. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut që favorizojnë fillimin e tij është kolesteroli i lartë. Nivelet e larta të kolesterolit të keq, i quajtur edhe LDL, favorizojnë formimin e pllakave në muret e enëve të gjakut që me kalimin e kohës, e bëjnë më të vështirë rrjedhjen e gjakut në zemër. Ky është një problem i përhapur që mund të kontrollohet dhe të parandalohet përmes një diete të shëndetshme.

Le të shohim me ndihmën e nutricionistes Nicoletta Bocchino, çfarë duhet të hani për të ulur kolesterolin e rrezikshëm dhe për të favorizuar atë të mirë.

Ushqimet që duhen

“Për nivele të ulëta të kolesterolit të keq (LDL) dhe për të rritur nivelet e atij të mirë është e rëndësishme të konsumoni më shumë fibra, të hani shumë perime, drithëra, veçanërisht ato të pasura me beta-glucan si drithëra dhe bishtajore. Në tryezë nuk duhet të mungojnë yndyrat “e mira” burim i shkëlqyer i të cilave janë peshku i kaltër (harengë, skumbri dhe sardele), fruta të thata (arra, lajthi, bajame) dhe farëra të cilat ndihmojnë në rrjedhjen më të lehtë të gjakut”. Gjithashtu sipas nutricionistes Nicoletta Bocchino, ushqimet e pasura me antioksidantë ndihmojnë në luftën kundër kolesterolit të tepërt. “Vitamina E, për shembull, e cila gjendet tek vaji i ullirit, drithërat dhe farat e lulediellit, do të pengonin sintezën e kolesterolit të dëmshëm”.

Ushqimet nuk duhen

“Për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, është e nevojshme të kufizohet konsumi i ushqimeve që përmbajnë yndyra trans, nga të cilat margarina dhe ushqime të ngopura si djathi, mishi i kuq dhe gjalpi janë veçanërisht të pasura: të cilat nëse konsumohen shkaktojnë rritjen e kolesterolit të keq LDL dhe uljen e  atij të mirë HDL”.

Ja ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq:

Avokado

Është një burim i shkëlqyeshëm i yndyrave të mira, duke përfshirë Omega 3, Omega 6 dhe Omega 9, të cilat nxisin prodhimin e kolesterolit të mirë HDL dhe mbajnë nën kontroll nivelet e atij të keq LDL. Për më tepër, ajo përmban shumë fibra, minerale si kalium dhe magnez dhe antioksidantë si vitamina E, aleatë të qarkullimit të duhur të gjakut.

Arra

Ato janë burime të shkëlqyera të acideve yndyrore polyunsaturated që ulin kolesterolin dhe antioksidantë të tjerë, përfshirë vitaminën E që mbron shëndetin e enëve të gjakut.

Mjedër

Ajo ka një përmbajtje të mirë të flavonoideve, substancave antioksiduese që mbrojnë enët e gjakut nga kolesteroli i tepërt.

Drithëra

Ato përmbajnë beta-glucan, një fibër e veçantë që ju ndihmon të mbroheni nga kolesteroli i lartë.

Fara liri

Ata janë një minierë e fitosteroleve, të çmuara për luftimin e hiperkolesterolemisë.

Kivi

Ofron vitaminë C dhe minerale të tilla si kalium dhe magnez që luftojnë ruajtjen e yndyrës në gjak.

Molla

Siguron fibra të tretshëm, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të lartë dhe triglicerideve.

Panxhar

Panxhari përmban sasi të larta të karotenoideve, të cilat promovojnë kolesterolin e mirë HDL, duke luftuar presionin e lartë të gjakut dhe trigliceridet.

Salmon i egër

Përmban shumë yndyrna të mira që mbrojnë shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Hudhra

Hudhra është e pasur me komponimet e squfurit që hollojnë gjakun dhe ndihmojnë në luftimin e akumulimit të yndyrës në arterie.

 

 

 

Burimi  / www.lacucinaitaliana.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top