Një trend i kohës se fundit është dieta vegjetariane. Sigurisht që ka shumë përfitime për shëndetin e njeriut dhe sidomos për ata që vuajnë nga obeziteti. Megjithatë duhet kujdes për produktet që përzgjidhni të konsumoni, si dhe për kombinimet ushqimore!
Çfarë duhet të kenë kujdes vegjetarianët?
- Të kontollojnë sasinë e karbohidrateve në dietën e tyre, pasi në shumicen e rasteve abuzohet me sasinë ditore (makaronat, orizi, patatet, buka, frutat), por dhe te cilësia e karbohidrateve.
- Mos konsumoni produktet e përpunuara, biskota, kek, çokollata, sheqer dhe yndyrë.
- Mos konsumoni patatina, por drithëra të papërpunuar.
- Zgjidhni sa më shumë ushqimeve natyrale.
- Përveç karbohidrateve duhet të keni një vakt të mirëformuar në raportin karbohidrate-proteina-yndyrë. Nëse regjimi ditor ushqimor nuk do të jetë në këtë formë gjatë gjithë kohës do të keni uri, duke qenë se niveli i sheqerit në gjak do të jetë i lartë (vakte të pasura në karbohidrate) dhe pesha trupore vazhdon të jetë e lartë, ose do të rritet.
- Këshillohet të kryeni analizat çdo 6 muaj: nivelin e feritinës dhe Vitaminës B12
- Për evituar aneminë dhe për të ritur nivein e proteinave në menunë ditore, do të këshilloja që çdo ditë kjo menu të përmbajë te njëri vakt minimalisht: legume (bizele, barbunja, fasule, qiqra, thjerrëza etj) për të marrë proteinën bimore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.