Ju ka ndodhur që t’ju ketë kapur ngërçi në ujë? Sigurisht është një moment që nuk do t’ia uronit askujt Por mos u shqetësoni. Një gjë e tillë u ndodh edhe notarëve më me përvojë.
Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve, por duke mos ditur se si të reagojmë në këto momente, mund të bëjmë edhe gabime, prandaj ajo që na vjen në ndihmë është ‘Ligji i Arkimendit’.
Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur.
Duke pasur parasysh këtë taktikë, ju duhet të që merrni frymë thellë, qëndroni shtrirë në shpinë sa më shumë nën ujë, ku vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit.
Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.
Ajo që duhet të keni shumë parasysh është të merrni frymë thellë. Pasi ngërçi t’ju ketë lëshuar, dilni sa më parë nga uji, sepse situata mund t’ju përsëritet./manastirilajm
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.