Risi

March 4, 2020 | 17:17

Çfarë e bën të rrezikshëm tymin e duhanit?

 

Është e njohur shprehja se “Njerëzit e pinë cigaren prej nikotinës, por sëmuren nga tymi”. Çfarë e bën tymin e cigares kaq të rrezikshëm, sa edhe vetë kompanitë e duhanit po zhvillojnë alternativa për ta eliminuar atë?

Studiuesit kanë identifikuar më shumë se 7,000 elemente të ndryshme kimike që janë të pranishme në tymi i cigares, ku përfshihen të paktën 250 gazra helmuese, 69 kancerogjenë dhe disa metale të rënda toksike.

Në qoftë se je një duhanpirës, dhe nuk heq dot dorë prej duhanit, të paktën duhet të përpiqesh të eliminosh tymin, duke zgjedhur alternativat pa tym, të tilla si cigaret elektronike ose pajisje si IQOS që ngrohin fije duhani.

Po ju japim një dorë ndihmë duke ju treguar se çfarë e bën të rrezikshëm tymin e duhanit, më pas zgjedhja është e juaja.

A e dini se tymi i duhanit ndahet ne tre faza dhe cili është ndryshimi midis tyre?

  • Tymi i dorës së parë është tymi i cigares që një duhanpirës tërheq në mushkëritë e tij kur thith një cigare të ndezur.
  • Tymi i dorës së dytë është një kombinim i ngushtë i tymit të dorës së parë dhe tymit i cili del në ajër nga fundi i një cigareje që digjet.
  • Ndërsa tymi i dorës së tretë është një përzierje e dëmshme e gazrave dhe grimcave të vogla që mbeten në ajër për orë të tëra pasi pihet një cigare dhe depozitohen në çdo sipërfaqe me të cilën bien në kontakt. Asnjë sipërfaqe nuk shpëton dot nga ndotja e tymit nëse është në një mjedis tjetër të mbyllur ku pihet cigare.
  • Tymi i dorës së tretë është një term i krijuar fillimisht nga mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets. I krijuar për të përshkruar rreziqet që lidhen posaçërisht me toksinat e mbetura në sipërfaqe, pasi tymi i dorës së parë dhe tymi i dorës së dytë janë larguar nga dhoma.

Tymi i dorës së tretë mund të ndahet në tre pjesë të veçanta:

Gazrat dhe grimcat e vogla që qëndrojnë për orë të tëra në ajrin e dhomave ose hapësirave të tjera të mbyllura (tymi i dorës së dytë i vjetruar). Shkencëtarët kanë zbuluar se vjetrimi i duhanit të dorës së dytë që gjendet në ajrin e një hapësire të mbyllur ndryshon me kalimin e kohës në mënyra të papritura. ♦Ndërkohë shumica e grimcave të ngurta në tymin e dorës së tretë bien mbi sipërfaqe brenda 20 minutave, disa lëndë të ngurta mbeten në ajër dhe mund të thithen në mushkëri.

Grimca të vogla të ngurta që qëndrojnë dhe ngjiten pas sipërfaqeve në një mjedis të mbyllur. Kimikatet e tymit të dorës së tretë gjithashtu qëndrojnë në mjedis për një kohë të gjatë. Hulumtimet kanë treguar që në dhomat ku më parë është pirë duhan, tymi është shndërruar në pluhur dhe qëndron gjatë në sipërfaqe edhe pas shumë kohësh. 

Toksina në sipërfaqe dhe në ajër që kombinohen me ndotës të tjerë të zakonshëm të brendshëm, duke krijuar komponime të reja kimike ose forma më të rrezikshme të kimikateve në proces.

Tani, është koha juaj për të zgjedhur nëse do e lejoni më tymin në jetën tuaj apo jo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top