Temperaturat nën 0 kanë përfshirë gjithë vendin dhe për shkak të të ftohtit shumë herë shfaqin probleme shëndetësore. Por çfarë efekti kanë temperaturat nën 0 në trupin tonë.
1. Kur i ftohti mund të durohet pa vdekur?
Varet nga mosha dhe nga gjendja shëndetësore. Temperatura e trupit në gjendje normale është 37 gradë dhe mjafton pak për ta çuar në rënie. Në prani të lagështirës dhe erës, sipas revistës “New scientist”, njeriu mund të kalojë në hipotermi edhe kur termometri mjedisor shkon në 20 gradë celcius. Një ulje e temperaturës së brendshme të trupit me vetëm dy gradë, është e mjaftueshme për të ndryshuar ritmin e zemrës. Përgjithësisht vdekja e trupit ndodh në 24 gradë, edhe pse ka raste të jashtëzakonshme të njerëzve, të cilët kanë mbijetuar me një temperaturë shumë më të ulët.
2. Në ç’mënyrë i ftohti kërcënon shëndetin
Nëse temperatura e trupit bie shumë, ekziston rreziku nga ngrirja. Të ftohtët gjithashtu shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur shanset e një sulmi në zemër. Prandaj aktiviteti fizik intensiv në natyrë nuk është i këshillueshëm. Por mos të nënvlerësojnë edhe rreziqet më të parëndësishme. Me mot të keq, njerëzit kanë tendencë për të shpenzuar më shumë kohë në shtëpi, duke favorizuar përhapjen e viruseve të gripit. Ecja në terren të ngrirë është e rrezikshme, sidomos për të moshuarit. Lëkura ka tendencë të thahet dhe mund të jetë dëmtuar.
3. Pse ngrijnë në fillim duart, këmbët dhe hunda?
Temperatura e trupit të njeriut është një rajon i trurit i quajtur hipotalamus. Për të mbrojtur organet vitale si zemrën dhe mushkëritë, qarkullimi i gjakut drejtohet në pjesën qendrore të trupit, duke penalizuar furnizimin e tij, i cili bëhet më i ftohtë dhe i pafuqishëm. Gjaku i drejtohet në mënyrë preferenciale edhe veshkave. Kjo mund të shkaktojë edhe ndjesinë e shpeshtë për të urinuar. Dridhja e shkaktuar nga ethet, si akti i rrahjes së dhëmbëve, shërben për të prodhuar ngrohje përmes aktivitetit muskulor.
4. A ka pasoja për trurin?
Sipas një studimi, ndjesia e ftohjes mund të vijë nga vetmia, por në këtë rast këshillohet një dush i ngrohtë që mund të na bëjnë të ndihemi më pak të vetmuar. Një tjetër studim, tregon se në temperatura të ulëta, njerëzit janë në një gjendje shpirtërore jo të mirë, edhe pse i nxehti krijon më shumë vështirësi se i ftohti për funksionimin e trurit. Vendimet komplekse që kërkojnë përpjekje të rëndësishme njohëse, janë marrë më mirë në temperatura të ulëta se sa të larta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.