Në fokus

November 22, 2016 | 8:08

Çfarë është çrregullimi i ankthit të përgjithësuar?

1Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave realisht ose jo frikësuese, të panjohura, kërcënuese.

  • Natyra e sëmundjes. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për t’u mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat kanë më shumë gjasa, gati dy deri tri herë të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shumë se meshkujt.
  • Tiparet: Ankthi karakterizohet nga tipare psikologjike sjellore aq sa dhe fiziologjike.
  • Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar, e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, i cili shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese.

 

Kriteret diagnostikuese sipas DSM-IV R për këtë çrregullim:

Ankth i përhershëm dhe shqetësim për ngjarje dhe aktivitete të jetës së përditshme si p.sh (puna, shkolla, familja etj.,) të cilat zgjasin më shumë se 6 muaj.

Individi që vuan nga ky çrregullim e ka të vështirë ta kontrollojë shqetësimin e përjetuar.

 

Ankthi dhe shqetësimi shoqërohen nga disa shenja:

  • Paaftësi për t’u qetësuar
  • Ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë
  • Vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes
  • Irritueshmëri
  • Tension muskulor
  • Shqetësime gjumi

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera si:

• çrregullimet e humorit

• çrregullime psikotike apo problemeve të tjera shëndetësore

• mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale

Zakonisht, nëse shenjat vazhdojnë për më shumë se gjashtë muaj, ka të ngjarë që kemi të bëjmë me çrregullim ankthi të përgjithësuar.

Pa trajtim, çrregullimi i ankthit të përgjithësuar, mund të vazhdojnë për një jetë, në disa raste me i butë në disa të tjera në paaftësi.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top