Në fokus

February 20, 2017 | 8:39

Çfarë është çrregullimi i ankthit të përgjithësuar?

Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave realisht ose jo, frikësuese, të panjohura, kërcënuese. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për t’u mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat janë dy deri në tri herë më shumë të rrezikuara të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar sasa meshkujt.

2Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar  shoqërohet nga disa shenja:

  • Paaftësi për t’u qetësuar
  • Ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë;
  • Vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes
  • Irritueshmëri
  • Tension muskulor
  • Shqetësime gjumi

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera, si çrregullimet e humorit, çrregullime psikotike apo i problemeve të tjera shëndetësore, po ashtu mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale.

3Zakonisht, nëse shenjat vazhdojnë për më shumë se gjashtë muaj është e mundshme që kemi të bëjmë me çrregullim ankthi të përgjithësuar.

Pa trajtim, çrregullim ankthi i përgjithësuar mund të vazhdojnë për një jetë, në disa raste me i butë në disa të tjera shfaqet më agresiv.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top