Këshilla & Arsye

July 8, 2020 | 8:08

Çfarë është çrregullimi i panikut dhe si ta kuptoni nëse vuani prej tij

Çrregullimi i panikut është një sëmundje mendore e njohur për rastet e saj të papritura, ndonjëherë të mbushura me frikë, të cilat quhen sulme paniku. Një person nën trysninë e një sulmi të tillë përjeton një frikë shkatërruese dhe siklet fizik të fortë. Disa njerëz ndjehen sikur po çmenden ose janë në prag të vdekjes.

Ju mund të diagnostikoheni me çrregullim paniku nëse keni sulme të përsëritura paniku dhe shqetësoheni nëse do të keni në të ardhmen ose numëroni gjatë gjithë kohës herët që kaloni këto sulme.

“Nuk është në të vërtetë për shpeshtësinë e sulmeve të panikut por, përkundrazi, se si sulmet e panikut ndryshojnë sjelljen e një personi,” shpjegon Lily Brown, drejtore e kërkimit në Qendrën për Trajtimin dhe Studimin e Ankthit në Shkollën Perelman në Universitetit e mjekësisë në Pensilvania.

Njerëzit me çrregullim paniku shpesh shmangin vendet ose aktivitetet e caktuara për të cilat besojnë se mund të shkaktojnë një sulm paniku. Dikush nuk bën ushtrime, për shembull, “sepse ushtrimet rrisin rrahjet e zemrës që ngjajnë me një sulm paniku.” shpjegon Brown

Ndërsa simptomat e sulmit të panikut (të tilla si mendimet e tepërta, ankthi, zemra që rreh fort dhe gulçimi) zakonisht ndërpriten brenda disa minutash, çrregullimi i panikut mund të jetë një gjendje kronike.

Çfarë është çrregullimi i panikut?

Çrregullimi i panikut konsiderohet një çrregullim ankthi. Sipas Manualit Diagnostiko-Statistikor të çrregullimeve Mendore, çrregullimi i panikut mund të diagnostikohet nëse një person kryen sulme të përsëritura të panikut (dy ose më shumë) të ndjekur nga një muaj ose më shumë nga shqetësimi i vazhdueshëm për sulme paniku shtesë ose pasojat e tyre, një ndryshim i rëndësishëm në sjellje për shkak të këtyre sulmeve, siç është shmangia e situatave të caktuara, të cilat shihen si shkaktarë të mundshëm.

Simptomat e çrregullimit të panikut

çrregullimi i panikut, nga përkufizimi, prek njerëzit që kanë përsëritje të sulmeve të panikut të cilët nuk vijnë si pasojë e përdorimit të substancave, një gjendje mjekësore ose ndonjë çrregullimi tjetër psikiatrik. Papritur, personi është i lodhur nga frika që e shoqëron ose ka dhimbje fizike.

Gjatë një episodi paniku, mund të shfaqen një sërë simptomash. Këto përfshijnë djersitje, dridhje, gulçim, ndjenjën e mbytjes, dhimbje në gjoks, vjellje, një ndjesi shkëputjeje, frikë nga humbja e kontrollit, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash, të dridhura dhe frikë nga vdekja.

Simptomat e çrregullimit të panikut janë të lidhura me këto episode shqetësuese. Një simptomë përcaktuese e çrregullimit të panikut është shqetësimi i lidhur me panikun. E thënë ndryshe, njerëzit me çrregullim paniku ose shqetësohen për sulme paniku ose ata shmangin vendet ose aktivitetet që mund të shkaktojnë një sulm, ose të dy. Si rezultat, çrregullimi i panikut mund të ndërhyjë në jetesën dhe marrëdhëniet me njerëzit.

Askush nuk e di saktësisht se çfarë e shkakton çrregullimin e panikut, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor (NIMH). Ndonjëherë ndodh gjenetikisht, por kjo nuk shpjegon pse disa anëtarë e kanë atë dhe të tjerët jo.

Studimet sugjerojnë gjithashtu një lidhje të mundshme me strukturën e trurit dhe biologjinë. A mund të jetë që disa njerëz keqinterpretojnë interpretime të padëmshme trupore? Kjo është një teori, sipas NIMH. Faktorët e mjedisit dhe përgjigjet unike të njerëzve ndaj stresit gjithashtu mund të luajnë një rol.

Por si mund të trajtohet?

Një lloj i veçantë i psikoterapisë, i quajtur terapi njohëse e sjelljes, konsiderohet trajtimi më efikas për çrregullimin e panikut, sepse iu mëson njerëzve mënyra më produktive për t’iu përgjigjur ndjenjave që çojnë në panik ose që frikësohen nga një rast tjetër.

Me raste, mjekët këshillojnë antidepresantë, siç janë SSRI dhe SNRI që shpesh përdoren për trajtimin e çrregullimit të panikut.

Plus, mos harroni kujdesin për veten. Gjumi i rehatshëm, konsumi i një diete të shëndetshme, mbajtja e një regjimi stërvitjeje dhe ndarja e çdo shqetësimi me një mik apo një njeri të besuar mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll ndjenjat e ankthit.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top