Çrregullimi skizoafektiv karakterizohet nga shenja të vazhdueshme të psikozës, e cila i ngjan skizofrenisë me shenja të tjera periodike shtesë që i takojnë gjendjes emocionale.
Shenjat e çrregullimit skizoafektiv ndryshojnë nga njëri person në tjetrin. Njerëzit që vuajnë nga gjendje të tilla psikotike, si halucinacione ose iluzione, si dhe shenjat e çrregullimit të gjendjes emocionale, ose tipi bipolar (episodet e manisë dhe ndonjëherë depresioni) ose lloji depresiv (episode të depresionit).
Rrjedha e çrregullimeve skizoafektive zakonisht përmban cikle të simptomave të rënda, të pasuara nga periudha të përmirësimit me shenja më pak të rënda. Shenjat e çrregullimit skizoafektiv varet nga lloji – bipolar apo tipi depresiv – dhe mund të përfshijë ndër të tjera:
• Zhgënjime, të gënjehesh, të kesh fiksime, të kesh qëndrime kundër
• Halucinacione, të dëgjosh zëra apo të shohësh gjëra që nuk janë aty
• Shenja depresioni, të kesh ndjesi boshe, të ndihesh keq ose i pavlerë
• Periudha me gjendje të brishta humori ose energji e papritur jashtë karakterit
• Komunikim i dobët, i tillë si, përgjigje të cekëta ose pa lidhje fare
• Paaftësi sa i takon aspektit profesional, akademik dhe shoqëror
• Probleme me menaxhimin e kujdesit personal, përfshirë pastërtinë dhe pamjen fizike
Kur duhet shkuar te doktori
Nëse mendoni se dikush që ju njihni mund të ketë shenja të çrregullimeve skizoafektive, bisedoni me të rreth shqetësimeve tuaja. Megjithëse nuk mund ta detyroni dikë të kërkojë ndihmë profesionale, mund ta inkurajoni, përkrahni dhe ta ndihmoni në gjetjen e një mjeku të kualifikuar ose një profesionisti të shëndetit mendor.
Mendime ose sjellje vetëvrasëse
Të flasësh për vetëvrasjen apo një sjellje të tillë, mund të ndikojë te një person me çrregullim skizoafektiv. Nëse keni dikë të dashur që është në një rrezik të ngjashëm, sigurohuni t’i ofroni mbështetjen e duhur.
Shkaqet
Shkaku i saktë i çrregullimit skizoafektiv nuk është i njohur. Një kombinim faktorësh mund të kontribuojë në zhvillimin e tij, si mund të jetë faktori gjenetik dhe variacionet në kiminë e trurit dhe strukturën e tij.
Faktorët e riskut
Faktorët që rrisin rrezikun e zhvillimit të çrregullimit skizoafektiv përfshijnë:
• Trashëgimie gjenetike, kur një person i familjes vuan nga çrregullimi skizoafektiv, skizofrenia ose çrregullim bipolar
• Ngjarje shqetësuese që shtojnë shenjat
• Marrja e barnave të ndryshme, psikoaktive apo psikotrope, që ndikojnë në psikikë
Ndërlikimet
Njerëzit me çrregullim skizoafektiv janë në një rrezik në rritje të:
• Vetëvrasje, përpjekje për vetëvrasje ose mendime vetëvrasëse
• Izolim social
• Konfliktet familjare dhe ndërpersonale
• Papunësi
• Çrregullime ankthi
• Abuzim me alkoolin apo substanca të tjera
• Probleme të rëndësishme shëndetësore
• Varfëri dhe mungesë strehimi
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.