Duke qenë më e rëndësishmja për jetën e njeriut, sigurisht që është bërë edhe subjekt i studimit shkencor.
Sipas Freud (1910), studimi i dashurisë në të kaluarën u është lënë në dorë “artistëve për të përshkruar për ne ‘kushtet e nevojshme për të dashuruar’. Për pasojë bëhet e pashmangshme që shkenca të duhet të shqyrtojë materialet e tyre artistike, të cilat i kanë dhënë kënaqësi njerëzimit për mijëra vjet”. Ndërsa kërkimi mbi këtë temë është zgjeruar shumë gjatë 20 viteve të fundit, eksplorimet e hershme mbi natyrën dhe arsyet e dashurisë që kanë pasur kundërshtime të konsiderueshme. Por çfarë është saktësisht dashuria dhe si e përcaktojnë psikologët këtë emocion të rëndësishëm?
Ekzistojnë katër teori kryesore që përpiqen të shpjegojnë dashurinë dhe dëshirat e tjera emocionale.
1.Pëlqimi kundrejt dashurisë
Sipas psikologut Zick Rubin, dashuria romantike është e përbërë nga tri elemente: lidhja, kujdesi dhe intimiteti. Lidhja është nevoja për të marrë kujdes, miratim dhe kontakt fizik me personin tjetër. Kujdesi përfshin vlerësimin e nevojave dhe lumturisë së personave të tjerë. Intimiteti i referohet ndarjes së mendimeve, dëshirave dhe ndjenjave me personin tjetër. Bazuar në këtë përkufizim, Rubin hartoi një pyetësor për të vlerësuar qëndrimet rreth të tjerëve dhe gjeti se shkallët e pëlqimit dhe dashurisë mbështesnin konceptimin e tij mbi dashurinë.
2.Dhembshuria kundrejt pasionit të dashurisë
Sipas psikologes Elaine Hatfield ka dy lloje themelore dashurish: dashuri të dhembshur dhe dashuri pasionante. Dashuria e dhembshur karakterizohet nga respekti reciprok, lidhja, dashuria dhe besimi. Kjo zakonisht zhvillohet nga ndjenjat e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Dashuria pasionante karakterizohet nga emocione të forta, tërheqje seksuale, ankth dhe dëshirë. Kur këto emocione intensive janë reciproke, njerëzit ndjehen në gjendje të gëzuar dhe të përmbushur. Dashuria e pashkëmbyer çon në ndjenjat e mungesës së shpresës, trishtimit dhe dëshpërimit. Hatfield sugjeron se dashuria pasionante është kalimtare, zakonisht zgjat nga 6 deri në 30 muaj. Hatfield gjithashtu sugjeron se dashuria pasionante lind kur pritshmëritë kulturore inkurajojnë rënien në dashuri, kur personi plotëson idealet e paramenduara të një dashurie ideale, dhe kur kjo përjetohet, rritet dëshira për praninë e personit tjetër. Në mënyrë ideale, dashuria pasionante shndërrohet në dashuri të dhembshur, e cila është shumë më e qëndrueshme. Shumica e njerëzve dëshirojnë marrëdhënie ku të jenë kombinuar siguria, stabiliteti dhe dhembshuria me intensitetin e dashurisë pasionante, po vet Hatfield beson se kjo është shumë e rrallë.
3. Modeli i dashurisë, ngjyrat e karuselit
John Lee i krahason stilet e dashurisë me ngjyrat e karuselit. Siç ka 3 ngjyra bazë, ka edhe 3 stile kryesore dashurie, sugjeron Lee. Këto 3 stile janë: erosi, ludos dhe storge (magazinimi). Duke vazhduar analogjinë e ngjyrave, Lee propozoi se ashtu si ngjyrat primare mund të kombinohen për të krijuar ngjyrat plotësuese, këto 3 stile kryesore dashurie mund të kombinohen për të krijuar 9 stile të ndryshme dashurish sekondare. Për shembull, një kombinim i Erosit dhe Ludos rezulton në dashuri obsesive apo fiksim.
Tre stilet kryesore:
• Eros – Dashurojmë një person ideal
• Ludos – Dashuria lojë
• Storge – Dashuria e miqësisë
Tre stilet e sekondare:
• Mania (Eros + Ludos) – Dashuri obsesive
• Pragma (Ludos + Storge) – Dashuri reale dhe praktike • Agape (Eros + Storge) – Dashuri vetëmohuese
4.Teoria trekëndore e dashurisë
Psikologu Robert Sternberg propozon një teori trekëndore duke sugjeruar se ka tre komponentë dashurie: intimiteti, pasioni dhe përkushtimi apo zotimi. Kombinimet e ndryshme këtyre tre komponentëve rezultoi në lloje të ndryshme dashurie. Për shembull, një kombinim i intimitetit me përkushtimin rezulton në dashuri të dhembshur, ndërsa një kombinim i pasionit me intimitetin rezulton në dashuri pasionante. Sipas Sternberg, lidhjet e ndërtuara në dy ose më shumë elementë janë më të qëndrueshme se ato që bazohen në një komponent të vetëm. Sternberg përdor termin e dashurinë së përkryer si një kombinim i intimitetit, pasionit dhe përkushtimit. Vërtet kjo lloj dashurie është më e forta dhe më e qëndrueshmja, por edhe Sternberg sugjeron se kjo lloj dashurie është e rrallë. Të qenit psikologe nuk më orienton drejt zbërthimit të ndjenjës së dashurisë sipas atyre “shkencave” të ndryshme, për të rrëzuar magjinë e dashurisë, është ajo që shëron gjithçka dhe në të njëjtën kohë e “sëmur” njeriun në mungesë të saj. Njeriu vjen në jetë nga dashuria dhe afeksioni i dy gjinive dhe largohet nga jeta duke mbajtur mend dashuritë e vërteta, ato pa kushte.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.