Marrëdhënie

October 14, 2017 | 8:00

Çfarë është miqësia?

Miqësia është një lloj lidhjeje sociale, e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellë, që jetohet në mes dy ose më shumë personave. Miqësia është konsideruar në çdo moshë një ndjenjë themelore për jetën sociale, është lidhja më e gjatë dhe më e rëndësishme me tjetrin. Është lidhja më e thellë e jetës së jetuar si shokë, që nga e shkuara e largët apo e afërt. Kur flitet për miqësinë, flitet për një miqësi të vërtetë, jo miqësi interesi.

miq

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Pra, miqësia është një nga vlerat morale themelore të njeriut, e cila na vë përpara disa detyra ndaj të tjerëve. Mund të lind pyetja: Pse miqësia është vlerë, virtyt? Miqësia është vlerë, virtyt, sepse nuk i lë vend interesit, hipokrizisë, mashtrimit, tradhtisë, thashethemeve, kushtëzimit, imponimit etj. Nuk është thjesht diçka që lind pa shkak, por është një marrëdhënie që dhuron dhe merr. Është një lidhje e fortë shoqërore, e ndërthurur me një ndjenjë të fortë dashurie dhe respekti mes dy ose më shumë personave të së njëjtës gjini ose e gjinisë së kundërt. Miqësia është si puna e verës. Sa më e vjetër të jetë aq më e fortë është. Miqësia është konsideruar dhe konsiderohet përvoja më e rëndësishme njerëzore, një pasuri e shenjtë. Vlerat që mbajnë gjallë dhe të vazhdueshme miqësinë janë: dashuria, besimi, ndershmëria, respekti. Derisa dikush na zgjedh si mik/e ka një arsye, pasi beson në ndershmërinë tënde.

5 gjëra që një mik i vërtet bën

Respekti në miqësi | Në miqësi një pikë të rëndësishme e zë respekti reciprok. Miqësia nuk pretendohet, por ndërtohet me kohën mbi të njëjta themele të besnikërisë dhe respektit. Të respektosh do të thotë të bashkëjetosh me mendimin e tjetrit, të lësh tjetrin të flasë e të shprehet pa limit. Të dish të dëgjosh pa paragjykuar, të pranosh tjetrin ashtu si është pa kusht.

Besueshmëria në miqësi | Besueshmëria është shtylla e miqësisë. Kërkon ta pyesim veten: Sa jam në gjendje t’i besoj tjetrit dhe sa lejoj e angazhohem që tjetri të jetë i besueshëm ndaj meje? Në këto ditë shpesh dëgjohet të thuhet: nuk ka miq. Cila është arsyeja që kjo tingëllon në këtë kohë? Kjo vjen për shkak të mungesës së respektit dhe besueshmërisë.

Sinqeriteti në miqësi | Të kesh mundë- si të jesh i sinqertë me ta dhe njëkohësisht, të jeni të besueshëm për gjëra delikate. T’i thuash që po gabon, është jo vetëm një detyrë, por një tregues i kujdesit që ke për të. E njëjta gjë vlen edhe anasjelltas, kur një miku yt të thotë një gjë të tillë.

Respektimi i hapësirave në miqësi | Miku i vërtetë respekton hapësirat dhe emocionet e tua. Secili prej nesh ka nevojë të kalojë çaste vetmie, të shfryjë më vete, të qajë, të meditojë, ashtu sikurse ka nevojë edhe për një sup ku të mbështetet. Miqësitë e vërteta gjenerojnë reciprocitet në marrëdhënie, por dhe njohin dhe respektojnë kufijtë e gjithsecilit. Gatishmëria në miqësi | Një mik i mirë të gjendet pranë atëherë kur ke nevojë. Numëroni se sa prej miqve të tu do të ngriheshin dhe vinin në ndihmë nëse në tre të natës do t’u telefonoje për të të ardhur në ndihmë. Nëse mund të jenë aq sa të numërohen me gishtat e një dore, quaje veten të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top