Dëshmi

December 3, 2019 | 8:05

Çfarë është Psikologjia e Emergjencës? Emrat e psikologëve shqiptarë të trajnuar në këtë fushë

Është një fushë studimi dhe aplikimi që merret me ndërhyrjet klinike dhe sociale imediate ( të menjëhershme) duke ruajtur dhe rivendosur ekuilibrin psikik të viktimës dhe të të afërmve të tij ( atij që ka mbijetuar/ shpëtuar) duke dhënë një efekt destabilizimi për ngjarjen shkatërruese të traumës.

qarku-lezhe-2

Ku ndërhyjnë emergjencat psikologjike?

-Viktima tipi 1 ( kush ishte drejt për drejt në ngjarje)

-Viktima tipi 2 ( të afërm apo persona të dashur të viktimës së tipit 1)

-Viktima tipi 3 ( personeli shpëtimit/ ndërhyrja e shpejtë)

-Viktima tipi 4 ( komuniteti i ndodhur/ përfshirë në fatkeqësi)

-Viktima tipi 5 ( individët me çrregullim të lehtë të ekuilibrit psikik, edhe pse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në fatkeqësi, mund të reagojnë me një shqetësim të lartë emocional)

-Viktima tipi 6 ( persona që mund të kishin qenë viktima të tipit 1 por kanë shtyrë të tjerë në këtë situatë ) p.sh: persona që duhet të ishin atë nate aty, por nuk kane shkuar dhe kane dërguar një të afërm të tyre ( ndihen fajtor / ose shkaktar)

1

Ku ndërhyjmë si psikologë emergjencash?

-tek subjektet e goditura, në afërsi të ngjarjes ( Viktima tipi 1)

-në largësi të ngjarjes ( Viktima tipi 2 dhe të afërm)

mental-health

Psikologu i emergjencës ka kompetencë profesionale të një formimi specifik ndërhyrjeje, i vetëm ose në grup, në rastet e fatkeqësive.

Ndërhyrja e përgjithshme:

-stabilizim

-normalizim

-përmbajtje

-psiko-edukim

-ndërhyrje specifike

-trajtim

-follow up

Në Shqipëri ekziston ky staf i ngritur nga Mental Health Albania, i trajnuar dhe formuar në Emergjenca Psikologjike:

Adelina Pjetra

Denata Toçe

Redina Sulstarova

Graciela Mana

Lediona Braho

Enida Perlala

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top