Këshilla & Arsye

March 7, 2020 | 8:15

Çfarë është sindroma “Liza në botën e çudirave”

Ky sindrom është i bazuar në një iluzion që ndikon në perceptimin e kohës dhe hapësirës. Ata që vuajnë mund të shohin objektet më të mëdha ose më të vogla se ata me të vërtetë janë. Ata gjithashtu mund të kenë disa vështirësi në matjen e kohës.

Ky është një iluzion relativisht i zakonshëm, që nuk është i lidhur me ndonjë sëmundje mendore. Disa njerëz pretendojnë të kenë ndjenjën e fëmijëve.

liza

Sipas Manualit të Oxfordit të Mjekësisë Klinike, të sëmurët me sindromën e Lizës në Botën e Çudirave, i perceptojnë objektet shumë herë më të vegjël se ç’janë në të vërtetë. Sindroma, gjithashtu e njohur si pamja micropsia ose Lilipute, mund të ndikojë edhe në sensin e të dëgjuarit, prekurit si edhe vetë imazhin e trupit.

 

 

Sindroma shoqërohet gjithashtu me dhimbje koke, migrenë dhe është emërtuar në bazë të librit “Liza në Botën e Çudirave” të Lewis Carroll, në të cilin Liza përjeton shumë eksperimente dhe ndjesi të çuditshme, të ngjashme me ato që përjetohen nga të prekurit me sëmundjen e micropsias.
Lewis Carroll, autori

Lewis Carroll, autori

Fakti që Caroll vuante nga migrena është e mirëdokumentuar dhe shumë njerëz spekullojnë se ai mund të ketë vuajtur vetë nga kjo sëmundje, gjë që e ka lehtësuar mjaft punën e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top