Si konsiderohet sot tradhtia?
Dr Desvaux: Në shoqërinë tonë perëndimore, tradhtia nuk dënohet në mënyrë të ashpër si dikur. Për këtë arsye nuk është më shkaku parësor i divorcit. Më shumë se kaq, diferenca e gjykimit midis tradhtisë femërore dhe mashkullore është e zvogëluar. Në të shkuarën tradhtia femërore shihej si një gabim i rëndë. Arsyeja kryesore kishte të bënte me mungesën e sigurisë së trashëgimtarit. Kjo gjë ka ndryshuar me mbërritjen e metodave kontraceptive, edhe pse njëkohësisht pilulat dhe prezervativët janë përgjegjëse edhe për rritjen e tradhtisë femërore. Sidoqoftë, kultura të ndryshme më pak tolerante e ndëshkojnë ende tradhtinë bashkëshortore nga ana e gruas me dënim me vdekje. Burrat dhe gratë sillen në mënyra të ndryshme në lidhje me tradhtinë? Sipas sondazheve, 8 deri në 10 për qind e grave të sotme janë jobesnike përkundër 20-25 për qind të burrave. Situata ka ndryshuar qysh prej një shekulli. Autonomia seksuale varet mes të tjerave nga pa varësia ekonomike. Në të shkuarën pjesa më e madhe e grave nuk ishin autonome nga këndvësh trimi ekonomik. Kur burrat kishin një aventurë jashtëmartesore, gratë nuk kishin mundësi për t’u shprehur në lidhje me këtë gjë. Në kompensim nuk mund t’ia lejonin vetes kuturisjen: për të jetuar vareshin nga burrat, ndaj nuk kishin mundësi t’u kthenin krahët. Sot, me vlerësimin e punës femërore (e ndoshta me zhvlerësimin e rolit të shtëpiakes?), gratë zhvillojnë aktivitet profesional. Pra, janë shumë më të lira. Njëkohësisht vendi i punës bëhet vend takimesh të mundshme të reja. 15 vjet më parë filluan të shfaqen gratë e para beqare, të afta për të rregulluar jetën e tyre pa praninë e një burri në krah. Duke fituar autonomi, gratë fituan edhe një sjellje “disi mashkullore”. Nga një tjetër këndvështrim, burrat janë ndoshta më pak besnikë, sepse munden ta ndajnë më lehtësisht seksin nga dashuria dhe nga ndjenjat në përgjithësi. Gratë, përkundrazi, kanë më shumë nevojë të duan dhe të ndihen të dashuruara që t’ia dalin të bëjnë dashuri.
A mund të jesh njëkohësisht i dashuruar dhe tradhtar?
Kur je i dashuruar, nuk ekziston dëshira për të kërkuar gjetiu. Dëshi rohet vetëm personi i dashuruar. Tradhtia bashkëshortore rrjedh nga detyrimi për të ndenjur bashkë. Nëse je i dashuruar me dikë, por i lirë nga detyrimet, e lë tjetrin në momentin që nuk provon më të njëjtën ndjenjë. Kur dëshira nuk ekziston më dhe mbetet detyrimi për të qëndruar bashkë (për shembull, për hir të ndershmërisë në një lidhje martesore ose për hir të fëmijëve), çifti mund të kalojë në një marrëdhënie të “deseksualizuar”. Që të vazhdojë të qëndrojë bashkë, ky tip çifti mund ta rrijë të gjejë interesa të tjera që nuk kanë të bëjnë me jetën seksuale. Sidoqoftë, ndodh mjaft shpesh që kjo situatë t’u bëjë vend një sërë konfliktesh, pasojë e të cilave partneri i “deseksuali zuar” është zhvlerësuar në sytë e tjetrit. Në këtë pikë ka gjasa që partneri që nuk ndihet i vlerësuar, të praktikojë tradhtinë bashkëshortore. Zbulimi i dashurisë dhe dëshirës për dikë tjetër, ndërsa të dy partnerët respektojnë detyrimet që i lidhin, mund të jetë fillimi i një tradhtie.
A mund të thuhet se martesa e sjell doemos tradhtinë bashkëshortore?
Jo! Një pohim i tillë do të ishte mjaft shkurajues. Vështirësia e madhe me të cilën do të përballeshin çiftet është ajo e mbajtjes gjallë të dëshirës. Kjo kërkon këmbëngulje dhe vullnet të mirë nga të dy partnerët. Sidoqoftë, kur dëshira dhe interesi seksual pakësohen, disa çifte vazhdojnë të jetojnë bashkë duke këmbëngulur ta rrisin atë. Ndonjëherë çifti lejon një gradë më të madhe lirie. Kam njohur çifte në përvojën time, ku gruaja nuk ishte veçanërisht e interesuar për seksin. Për këtë arsye burri kishte një të dashur. Ajo dyshonte ekzistencën e një marrëdhënieje jashtëmartesore, por duke qenë se ndihej fajtore, mbyllte njërin sy dhe situata i shkonte për shtat. Në një farë mënyre ia kishte deleguar një tjetre atë që e shihte si një detyrim. Ai, nga ana e vet, burri, përfundonte duke u treguar më shumë sesa mirënjohës për këtë “butësi” të së shoqes dhe shmangte rrëfimin e gënjeshtrave për të justifikuar një mungesë. Kjo situatë është shumë më e rrallë sesa mund të mendohet.
Si reagojnë të mashtruarit?
Në pjesën më të madhe të rasteve, zbulimi i tradhtisë bashkëshortore shihet si një tragjedi edhe në distancë të viteve. Ekziston në fakt një lloj plagosjeje narciziste (Si ke mundur të preferosh dikë tjetër në vendin tim?) dhe një ndjesi pabesie (Si ke mundur të më gënjesh në këtë mënyrë?). Problemi është që tradhtia bashkëshortore nuk mund të ekzis tojë jashtë mashtrimit: personi është i detyruar të fshehë një jetë të dyfishtë. Do të ishte krejtësisht jashtë vendit të thoshte në shtëpi: “Sonte do të kthehem me vonesë, sepse do të darkoj me të dashurin tim”. Reaksionet përballë tradhtisë janë mjaft të ndryshme: ka raste kur çifti demonstron një qëndrim konstruktiv, në të cilin të dy partnerët pranojnë qetësisht të vihen në diskutim në lidhje me këtë çrregullim. Në raste të tjera, përkundrazi, kjo situatë përfundon duke kristalizuar dhunën: është e sigurt që viktima nuk do të reshtë së paguari “momentin e çoroditjes”, ndonjëherë edhe për vite të tëra.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.