Këshilla & Arsye

January 15, 2017 | 11:13

Çfarë fshihet në shenjat e ankthit dhe frikës? Si ndërhyhet me protokollin EMDR

Sa herë ndjehemi të pasigurt, sa herë kemi vështirësi të ndjehemi mirë me persona dhe situata të reja, sa herë nuk ndjehemi të përshtatshëm kur na duhet të përballemi me një sfidë, sa herë ndjehemi të falimentuar akoma pa e provuar për t’ia dalë, aq herë trupi ynë përballet me ankthin, frikën dhe ndonjëherë me fobitë.

ankth-dhe-fobiKëto mendime dhe frikëra janë aq të rrënjëzuara në kujtesën tonë saqë janë bërë pjesë e rrjeteve të kujtesës dhe si një ngërç psikik, të cilat nuk na lejojnë të veprojmë pa pasur ndjesinë e pasigurisë.

Personat, situatat, vështirësitë bëhen pjesë e pasigurisë tonë dhe kjo e fundit bëhet mënyra se si ne e shohim botën përreth. Shpeshherë ankthi dhe frika janë krijuar nga një situatë e dhimbshme fizike apo psikike e hershme. Dhimbja shkakton shenjat e stresit post traumatik, dhe jo vetëm fobitë e vërtetuara, si ankth në nivele të larta, ndjesi të unit negativ.

Me EMDR punojmë konkretisht, duke analizuar shenjën. Për ne ato kanë rëndësi që në themel, mbi disa mendime (konjicione negative) të cilat janë gjeneruar nga disa situata, raste mbresëlënëse që truri nuk i ka harruar.

Personi prezantohet tek ne me disa shenja që vihen re në jetën e përditshme. Gjatë trajtimit ne kërkojmë mendimet negative që janë në bazë të shenjave dhe zakonisht, personat që ndjehen të pasigurt shfaqin këto konjicione negative:

 

NUK MUND TË KEM BESIM TEK ASNJËRI

JAM NË RREZIK

NUK KAM SIGURI NËSE…:

– bëj gabime

– provoj ndjenja

– rri pa u mbrojtur

– vë veten time në plan të parë

– jam vulnerabël

– varem nga të tjerët

– nuk kam përgjegjësi

– nuk arrij atë që dua dhe që kam nevojë

– jam afër dikujt

– dashuroj         

Në trajnimin specializues në EMDR mësohet nëpërmjet protokollit (i cili aplikohet në të gjithë botën në të njëjtën mënyrë standarde) se si t’i zbulojmë konjicionet negative dhe si t’i trasformojmë ato në konjicione (mendime) pozitive.

 

Burimi: http://www.emdralbania.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top