Lifestyle

February 9, 2018 | 9:38

Çfarë ha Mbretëresha në çdo vakt?

Nëse ju mund ta kufizoni veten në ngrënien e ushqimit gjatë ditës, kjo gjë nuk ndodh me Mbretëreshën e Pallatit Mbretëror.

Sipas The Telegraph, dy herë në javë shefi i kuzhinës së shtëpisë mbretërore, Mark Flanagan, i ofron Mbretëreshës sugjerime të ushqimit, të cilën ajo mund ta miratojë ose ta përjashtojë.

Sidoqoftë, Darren McGrady, një kuzhinier i vjetër në kuzhinë mbretërore, tha se Mbretëresha ha që të jetojë, ndryshe nga Princi Filipi, të cilit i pëlqen të hajë dhe të flasë gjatë për ushqimin.

Kjo javë shënon 66 vjetorin, që kur Madhëria e saj mori fronin. Në nder të përvjetorit, hodhëm një sy ditës tipike të ngrënit dhe pirjes së Mbretëreshës që nga çaji, deri tek gota e shampanjës dhe dëshira e saj për çokollata.

Hodhëm një vështrim në Pallatin e saj Mbretëror, se çfarë ajo ha për çdo vakt dhe midis tyre.

Mbretëresha e nis ditën me çaj dhe biskota.

Pastaj lëviz për të ngrënë mëngjesin, i cili përfshin drithëra dhe fruta, por që mund të zgjedhë  dhe bukën me reçel. Gjithashtu në të njëjtin rast ajo mund të zgjedhë vezë të skuqura me salmon dhe kërpudha. Ajo gjithmonë zgjedh vezët kafe.

Përpara drekës ajo shijon një gotë xhin me verë të kuqe, një fetë limon dhe shumë akull.

Dreka gjithmonë e lehtë si peshku me perime. Gjithashtu ajo mund të zgjedhë dhe pulë në skarë me sallat.

Çdo pasdite konsumon çaj, të cilin e shoqëron me biskota dhe ëmbëlsirat e saj të preferuara.

Për darkë fileto lope ose derri, fazan ose salmon të cilat vijnë nga fermat në Sandrigham dhe Balmoral. Gjithashtu nga e njëjta fermë merr dhe frutat siç mund të jenë luleshtrydhe dhe pjeshkë të bardha.

Mbretëresha gjithashtu adhuro çokollatat.

Dhe e fundit por jo për nga rëndësia Mbretëresha e mbyll ditën e saj me një gotë shampanjë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top