Është një shqetësim gjithnjë e më i shpeshtë për t’u ditur, se çfarë ndodh saktësisht në trup kur një grua ndalon të së pasur jetë seksualisht aktive? Mitet që janë ndërtuar rreth kësaj pyetjeje janë të shumta dhe mund t’ju bëjnë të besoni se, jeni në rrezikun e të mos pasurit një jetë aktive seksuale.
Duhet kuptuar mirë se çfarë ndodh me trupin tonë në këto raste. E keni parasysh kur ndaloni së bëri aktivitete të rregullta fizike për një periudhë? Muskujt tuaj çlodhen, bien. E njëjta gjë ndodh dhe me muret e v@ginës tuaj. Pas disa muajsh pasivitet, muskujt do ta humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kur të ktheheni në marrëdhënie intime ju mund të përjetoni dhimbje.
Është një reagim krejt i natyrshëm që nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Edhe kur një grua nuk është më e virgjër, ajo mund të përjetojë shumë dhimbje kur është fjala për “riaktivizimin” seksualisht. Kjo gjendje quhet vaginizëm dhe shkaktohet nga një tkurrje e muskujve që mund të jenë në disa raste të forta, aq sa nuk mund të lejohet penetrimi brenda.
Në këto raste, gjëja më e këshillueshme është që të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur se si mund të zgjidhet ky problem, në mënyrë që t’i riktheheni përsëri shijimit të intimitetit.
Kjo gjendje ndodh shpesh tek gratë që kanë kaluar në menopauzë dhe manifestohet nga thatësia dhe inflamacioni i v@ginës. Kjo ndodh sepse, me menopauzën, nivelet e estrogjenit në trupin e një gruaje janë pakësuar. Ju duhet të dini se receptorët kryesorë janë në v@ginën që, nëse nuk përdoret, shkakton një pakësim të mëtejshëm.
Nëse ndalni së bëri dashuri për një kohë, ka të ngjarë që trupi juaj të mos e kërkojë. Por, mos u shqetësoni! Nëse nuk gjeni personin e duhur, mbani mend se shumë specialistë rekomandojnë përdorimin e “bëje vetë” për të përfituar nga të gjitha aspektet pozitive, siç është çlirimi i endorfineve.
Siç u theksua, nuk ka asgjë që t’ju shqetësojë nëse jeni “joaktiv seksualisht”. Ju nuk duhet të bëni dashuri me dikë, vetëm për faktin e thjeshtë se duhet ta bëni këtë gjë: vendimi juaj për të mos e bërë, është i respektueshëm dhe i kuptueshëm. Cilado qoftë arsyeja se përse nuk keni marrëdhënie intime, nuk duhet t’ju shqetësojë. Koha e duhur do të vijë edhe për ju.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi bigodino.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.