Një mjek i njohur italian thotë se koronavirusi është dobësuar dhe këtë ai e shpjegon duke bërë një krahasim. Në fillim të pandemisë, Covid-19 ishte si një ‘tigër agresiv’, sot është bërë si një “mace e egër”, thotë mjeku.
Profesori Matteo Bassetti tha se ai është i bindur se virusi po ‘ndryshon ashpërsinë e goditjes’ dhe pacientët po i mbijetojnë infeksionit, po të ishin prekur më parë, mund të kishin humbur jetën. Nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 mund të zhdukej pa një vaksinë duke u zhdukur vetë, pretendoi ai.
Mjeku e ka thënë disa herë në muajt e fundit që pacientët me Covid-19 duket se janë shumë herë më mirë se sa ata që u prekën në fillimin e epidemisë në Itali. Profesor Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik që ka pësuar virusi, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.
Por shkencëtarët e tjerë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim në të kaluarën dhe thanë se nuk ka asnjë provë shkencore që virusi ka ndryshuar, apo ka pësuar mutacion.
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.